“Thaçi me instiktin e miut, po e ndjen tërmetin e Gjykatës Speciale”

Politika

“Thaçi me instiktin e miut, po e ndjen tërmetin e Gjykatës Speciale”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 9 qershor 2018 Në ora: 22:41
Hashim Thaçi

Analisti politikë, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar veprimin e presidentit Thaçi, i cili ka ndarë rreth gjysmë milioni për ta arritur një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai e quan Thaçin si dinakun më të madh që pas Esat Pashë Toptanit, e për ta përmirësuar imazhin e tij në Botë, ai po paguan miliona euro, që të arrij takim me presidentin amerikan, Trump.

Image
Faton Mehmeti

“Thaçi është dinaku më i madh në politikën shqiptare, që pas Esat Pashë Toptanit. Pasi imazhi i tij u përdhos nga të dëmat e tij në favor të Serbisë, dhe varfërimin e popullit të Kosovës si dhe pasurimin e vetës dhe rrethit te tij, Hashimi po lobon për te zbardh sado pak imazhin e tij. Për këtë gjë, po paguan miliona para nga xhepat e varfër të qytetarëve të Kosovës, për takim me presidentin amerikan Trump”, tha Mehmeti.

Ai shton tutje se Thaçi e ka nuhatur “tërmetin” e Gjykatës Speciale, e për këtë po kërkon shpëtim nga Amerika.

“Hashimi ka instinktin e miut që ndjen tërmetin, andaj po mundohet t'i shpëtoj tërmetit të Gjykatës Speciale. Njeriu që Kosovës i solli shumë dëme po kërkon shpëtimin tek Amerika, por asgjë s’mund ta shpëtoj Hashimin nga mëkatet. Koha e tij ka mbaruar, dhe fillimi i fundit te tij ka nisur”, theksoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat