Pritja e kotë për misionin e EULEX-it në Kosovë

Politika

Pritja e kotë për misionin e EULEX-it në Kosovë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 10 qershor 2018 Në ora: 23:16
Ilustrim

Të hënën e kaluar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dorëzuar tek autoritetet e BE-së letërkëmbimin me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, me të cilin përmbyllet mandati i deritashëm i EULEX-it.

Letrën e kanë pranuar Komandanti i Operacioneve Civile të PPSM, Kenneth Deane, si dhe shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Përmbajtja e letrës është negociuar në mes palës së Kosovës dhe asaj të BE-së dhe parasheh përfundimin e mandatit ekzekutiv dhe reduktimin e rolit të EULEX-it në rol monitorues dhe këshillues në fazën e përmbylljes së misionit.

Sipas Thaçit, EULEX-i ka qenë mision i suksesshëm dhe nga kjo përvojë edhe BE-ja mund të nxjerrë mësime të rëndësishme për misionet e ngjashme në të ardhmen.

Ndërkaq, analisti politik Lirim Zorra, misionin e EULEX-it e vlerëson në këndvështrime të ndryshme.

Image
Lirim Zorra

“Misioni i EULEX-it varet nga cili këndvështrim shikohet. Në rast se kemi pritur mrekulli nga EULEX-i ka qenë një pritje e kotë,  sepse nuk mundet disa individë të cilët qëndrojnë maksimumi 2 vite dhe primare për ta ka qenë pagesa të bëjnë  Kosovën shtet prosperues pa korrupsion dhe funksionim perfekt të drejtësisë. Unë besoj roli i EULEX-it me shumë  ka qenë për kontroll të disa rasteve me specifike dhe po ashtu gjykim të  rasteve me ndikim politik të të akuzuarve andaj besoj që nuk kanë bërë mrekulli, por as nuk kanë len hapësirë për kapje totale të sistemit të drejtësisë nga politika ose persona me fuqi financiare, andaj mbas 10 viteve besoj kanë lënë disa themele të mira për ngritjen e performancës së sektorit gjyqësor në Kosovë”, ka thënë Zorra për “Bota sot”.

Mandati i misionit të EULEX-it skadon më 15 qershor 2018, kurse misioni i ardhshëm do të jetë i përqendruar në përmbylljen e transferimit të plotë të kompetencave tek organet e Kosovës, si dhe në përmbylljen e misionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat