Abazi: Vendimi për rritjen e pagave, dëshmi për kapjen e shtetit

Politika

Abazi: Vendimi për rritjen e pagave, dëshmi për kapjen e shtetit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 11 qershor 2018 Në ora: 21:35
Haki Abazi

Pesë muaj më parë kryeministri i vendit mori vendim për rritjen e pagave për të dhe vartësit e tij.

Por kjo ngjalli reagime të shumta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, e cila sot a marrë vendim që ngritja e pagave nga kabineti qeveritar nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, duke folur për gazetën “Bota sot”, ka thënë se vendimi për rritjen e pagave është papërgjegjësi dhe dëshmi e kapjes së shtetit.

“Ka kohë që shteti është i deskridetuar nga ana e funksionimit parlamentar dhe është izoluar si rezultat i Elitës së korruptuar dhe individëve me dosje të dyshimta. Tani si duket po të njëjtit me ndihmën e AAK, po duan ta bankrotojnë shtetin edhe financiarisht. Vendimi për rritjen e pagave është papërgjegjësi dhe joseriozitet, por edhe dëshmi i kapjes së shtetit për interesa të ngushta. Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë përjashtim, ajo dhe anëtarët e saj aty janë njerëz që nuk meritojnë ato pozita. Shumica e tyre nuk kanë asnjë përvojë në drejtësi ata janë kukulla të politikës dhe është krejt e natyrshme që ata të jenë pjesë e orkestrimit anti-shtet dhe kundër interesave të qytetarëve e në shërbim të padroneve të tyre nga politika”, është shprehur Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat