Paga e madhe, deputetja e VV-së zbulon marrëveshjen Veseli-Xharra

Politika

Paga e madhe, deputetja e VV-së zbulon marrëveshjen Veseli-Xharra

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 12 qershor 2018 Në ora: 14:55
Kadri Veseli dhe Arbana Xharra

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për ”Bota sot”, ka thënë se nivelimi i pagave nuk i konvenon kësaj qeverie.

Millaku duke komentuar deklaratën e Driton Selmanajt, ku ky i fundit ka thënë se Arbana Xharra merr pagë nga shteti ndërkohë që nuk ndodhet në Kosovë, ka shtuar se shumë individ shfrytëzojnë gjendjen kaos dhe veprojnë si në rastin e Arbana Xharrës.

Image
Drita Millaku

“Nivelizimi i pagave është një kusht, të cilin bashkësia ndërkombëtare ia ka vënë Kosovës e sidomos është kusht nga BE ja dhe atë ka vite bile kërkohet në pako bashkë me Ligjin për shërbyesit civil dhe Reformën e administratës publike. Për ti realizuar këto ligje janë ndarë edhe mbi 20 milion Euro që do ti jepen Kosovës për ti zbutur vështirësitë eventuale. Kosova do të përfitonte pagë të njëjtë për punë të njëjtë dhe stabilizim të administratës në përgjithësi, por kjo nuk i konvenon mafisë politike në pushtet e cila duke e shfrytëzuar këtë gjendje “kaos" veprojnë si në rastin e Arbana Xharres, dhe kjo është dukuri sepse ndodh në të gjitha institucionet e Kosovës dhe atë marrin paga me vite dhe janë jashtë shtetit. Këto ligje megjithëse se janë kusht i BE -së ka vite që janë shtrydhur e ndrydhur nëpër zyrat e ministrisë se Administratës Publike biles janë formuar edhe komisione të cilët marrin mëditje dhe kane takime të shpeshta por reformë nuk ka dhe nuk do të ketë sepse kjo pikë e rendit nuk i konvenon kësaj qeverie”, ka thënë Millaku.

Tutje, deputetja e VV-së ka ka folur edhe për “Marrëveshjën Veseli-Xharra”.

“Në këtë shtet paguhen me paga të majme ata që punojnë kundër interesave të vendit dhe ata që nuk punojnë fare ndërsa punëtorët që punojnë ndershëm paguhen pak. Dihet shumë mire se deri para një viti e ca Arbana Xharra, ka qenë kritikuesja me e madhe e Kadri Veselit bile shumë e ashpër dhe ato kritika kanë qenë shumë faktike. Dhe marrëveshja "Marrëveshja VESELI -XHARRA" është “Shuj ti, unë ti jap 1512 ero pagë plus të dërgoj në SHBA”. Sipas një përllogaritje këshilltaret e Kadri Veselit i kushtojnë buxhetit të Kosovës afër një milion euro në vit”, ka përfunduar deputetja e VV-së, Drita Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat