Policia jep detajet për rastin e Islam Pacollit, nuk është arrestuar

Politika

Policia jep detajet për rastin e Islam Pacollit, nuk është arrestuar

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 qershor 2018 Në ora: 19:18
Islam Pacolli

Sot është raportuar se është arrestuar deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli.

Në media është raportuar se arsyeja e arrestimit të Pacollit është pengimi i kryerjes së detyrës së personit të sigurimit në Ministrin e Diasporës.

Nga Policia e Kosovës për “Bota sot” ka thënë se ky rast është duke u trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore.

“Lidhur me rastin ne fjale, ju informojmë se Policia e Kosovës është duke e trajtuar sipas procedurave te parapara ligjore”, thuhet në përgjigjen e Policisë për “Bota sot”.

Për me tepër, nga Policia e Kosovës thonë se nuk ka pasur ndonjë shoqërim apo arrestim të ndonjë personi, dhe se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me prokurorinë e shtetit.

“Deri në këtë fazë nuk bëhet fjalë për ndonjë shoqërim apo arrestim të ndonjë personi, përderisa të gjitha veprimet e mëtutjeshme janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e shtetit”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media në Policinë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat