“Libri, maskë e Thaçit për tu paraqitur engjëll te ndërkombëtarët”

Politika

“Libri, maskë e Thaçit për tu paraqitur engjëll te ndërkombëtarët”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 14 qershor 2018 Në ora: 11:40
Hashim Thaçi

Libri i publikuar më biografi për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjuar jo pak reagime. Libri tillë nga media prestigjioze botërore është vlerësuar më shumë si ide për të ndrequr imazhin e Thaçit se sa një libër ku shprehen lëvdatat për Thaçin.

Gazeta zvicerane,  Neue Zürcher Zeitung ka bërë një shkrim goditës për librin biografik të Presidentit Hashim Thaçi, të cilën shefi i shtetit po e promovon nëpër qendra botërore. NZZ shkruan se Thaçi këtë libër e ka porositur nga frika e Gjykatës Speciale dhe në përpjekje për të përmirësuar imazhin e tij të dëmtuar.

Image
Hashim Thaçi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, ka thënë për “Bota sot”, se ajo çfarë po bën Hashim Thaçi me librin e tij është krejt e kuptueshme për një pushtetar, i cili tash dy dekada është në pushtet me tendencën që mos të largohet edhe për shumë vite.

“Vetë kjo jetëgjatësi e një njeriu në pushtet flet se më shumë se institucione të cilat punojnë dhe kontrollohen nga sistemi demokratik, në Kosovë po rrëshqasim në autokraci. Një gazetë zvicerane e vetme nuk mund ta eklipsoj atë që dëshiron të arrij Thaçi me librin e tij. Ai në këtë po ka sukses. Mua më çuditë mos reagimi opozitar. Duket se ata, por edhe intelektualët edhe shoqëria civile, kanë prituar edhe ta lexojnë. Janë ata që është dashur të demaskojnë këtë libër që është maskë e Thaçit për tu paraqitur engjëll në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat