Deputetja e Vetëvendosjes: Haradinaj, i pa kulturuar, pa edukatë dhe me sjellje të dhunshme

Politika

Deputetja e Vetëvendosjes: Haradinaj, i pa kulturuar, pa edukatë dhe me sjellje të dhunshme

Nga: Nebi Ajeti Më: 15 qershor 2018 Në ora: 14:45
Valdete Deralla dhe Ramush Haradinaj

Manifestimi i përvjetorit të 140 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk kaloi pa ndonjë skandal.

Në një të tillë mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj i cili gjatë ceremonisë e tërhoqi nga foltorja një grua e prezantuar si Valdete Deralla, pasardhësja e gjeneral Mehemt Pash Deralles.

Deputetja e Lëvizës Vetëvendosje, Arberie Nagvaci, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se veprimet e kryeministrit tregojnë mendësinë dhe mënyrën se si e shikon vendin dhe si duhet vepruar në këtë vend.

Image
Arberie Nagavci

“Organizimi për manifestimi e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit ka qenë një dështim i plotë i institucioneve të vendit në një ngjarje kaq të rëndësishëm ka dështuar komplet protokolli dhe aq më tepër veprimi i kryeministrit Haradinaj, përjashton krejt normat kryesore bazike të etikes dhe të sjelljes së një kryeministri. Është e papranueshme me tërheq zvarre një zonje sepse në fakt vetë paraqitja e saj ka qenë një dështim i protokollit, mirëpo kryeministri në atë mënyrë nuk ka qenë dashur të bie në atë nivel dhe ta tërheq, pa marre parasysh arsyetimet që ka dhënë, ai ka qenë nën çdo nivel të detyrës”, ka thënë Nagavci

Tutje, deputetja e VV-së komentoi edhe deklaratën e kryeministrit, ku i fundit ishte deklaruar se po të ishte ndonjë burrë në vend të Valdete Deralles, do të vepronte ndryshe

“Ky është gabimi i radhës në vend se ai në vend se të dilte në konferencë për media të kërkonte falje për sjelljen e dhunshme, sjellje të pa kulturuar dhe pa edukatë, në vend të kërkonte falje për çdo qytetarë të Republikës ku në detyrën e kryeministrit ai ka bërë një veprim të tillë ai vazhdon me deklarata të cilat tregojnë mendësinë dhe mënyrën se si e shikon vendin dhe si duhet vepruar në këtë vend”, ka përfunduar deputetja e VV-së, Arberie Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat