Bojkoti ka arsye politike dhe profesionale

Politika

Bojkoti ka arsye politike dhe profesionale

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 18 qershor 2018 Në ora: 12:20
Baton Haxhiu, Vetëvendosje, foto ilustrim

Bojkoti është një formë e protestës, më pak i zhurmshëm, por efikas, kur ai bëhet i koordinuar dhe i bashkuar, për të arritur një qëllim të caktuar. Bojkotët, sanksionet ekonomike dhe politike, që praktikojnë grup-shtetet, ndaj ndonjë apo disa shteteve diktatoriale, raciste apo luftënxitëse, kanë stopuar, deri në bllokim, dorëzim dhe pranim të kushteve të vëna, nga të - fortët -, siç janë Amerika dhe Evropa e Bashkuar.

Bojkoti politik, në rastin konkret, për shefin e emisionit në "Klan Kosova", Baton Haxhiun, është nismë e Lëvizjes Vetëvendosje. Prej dy dekadash vazhdon të përfolët për ofrim-ndërmjetësimin të Baton Haxhiut, në mes të palës serbe, përkatësisht, shefit të shërbimit serb Stanishiq dhe palës shqiptare, për çështje konfliktuale, deri në luftë të hapur në Kosovë.

Pas luftës, organet kompetente të Kosovës, duhet ta hetonin gazetarin Baton Haxhiun, për lidhjet e tij me kryeudbashin Stanishiq dhe miqtë e tij serbë. Përkundrazi, ai jo vetëm që u amnistua në heshtje, por edhe u favorizua dhe u faktorizua në politikën e Kosovës, duke u vënë, tërësisht, në shërbim të krimit dhe të kriminelëve të ekstremit të majtë vendor, pushtetarëve të neveritshëm të sotshëm, të koalicionuar në PAN.

E keqja e madhe është se lidhjet konspirative, hafillëku në favor të Serbisë, jo vetëm që nuk i ndëshkuan, nuk u shkëputën, por, për më keq, u zyrtarizuan! Kampanjës konspirative me Serbinë, i prinë Hashim presidenti, i cili i mbanë në ethe shqiptarët qyqarë, të cilët heshtin, pikërisht, atëherë kur duhet ngritur zërin, deri në vesh të Perëndisë! Dekorimi, nga presidenti, i Baton Haxhiut, Bislim Zyrapit, (ky i fundit, denoncues dhe dëshmitar i grupit ushtarak, të Agim Mehmetit, më 1987 në Sarajevë, gjatë luftës zëvendësministër i FARK-ut,), dhe të disa monstrave tjerë, të lakuar për kolaborim, bashkëpunim me shërbimin sekret, civil dhe ushtarak, serb, është shqetësues.

Nisma e Lëvizjes Vetëvendosje për bojkot, është e studjuar mirë, sepse avokatimi që i bënë Baton Haxhiu partive-banda të PAN-it, në raste debatësh, në mes të ftuarëve nga LDK-ja, Vetëvendosja e tjerë, në ballafaqim me PAN-istët, sidomos me PDK-në, është i tejdukshëm. Andaj, jo vetëm për arsye politike, por edhe perdhosje profesionale, bojkoti i Vetëvendosjes meriton mbështetje të pakompromis. Dhe, partitë tjera duhet t`i bashkohen, pa hezitim e mëdyshje, Vetëvendosjes, duke vepruar ngjajshëm. Ky bojkot nuk ka asgjë personale, por është çështje shumë parimore dhe atdhetare - njëherësh, për t`u distancua nga krimi i konspiracionit të djeshëm dhe zyrtarizimi i dëmtimit të Kosovës, në vijimësi, të sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat