Deputetja e VV-së: Duhet të ndalohet Thaçi me çdo kusht

Politika

Deputetja e VV-së: Duhet të ndalohet Thaçi me çdo kusht

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 qershor 2018 Në ora: 11:04
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Millaku ka folur për “Bota sot” rreth udhëheqjes së negociatave më Serbinë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi ka konfirmuar se të dielën pritet që të zhvillohet takimi në Bruksel, ndërsa deputetja e VV-së, ka thënë se për Thaçin është i rëndësishëm të udhëheq këtë dialog me qëllim që ta përfundojë serinë e koncesioneve me Serbinë.

Image
Drita Millaku

“Hashim Thaçi  edhe me këtë veprim na ka bërë me dije se për të është shumë e rëndësishme ta udhëheqë dialogun me Serbinë me qëllim që ta përfundoje serine e koncesioneve me Serbinë. Me këto veprime Thaçi dëshiron  të kthej vëmendjen  e opinionit  për shkak se i ka humbur  prestigji si tek ndërkombëtaret ashtu edhe tek vendoret”, ka deklaruar ajo për “Bota sot”.

Për më tepër, Millaku ka shtuar se Thaçi përveç që ka privatizuar presidencën, ai po sillet sikur ta ketë pronësuar edhe shtetin e Kosovës, duke kërkuar që të ndalet Thaçi në çdo mënyrë, qoftë me protesta apo me bashkimin e opozitës.

 “Thaçi duhet të ndalet me çdo kushte  edhe me protestat të fuqishme  dhe duhet një bashkim shumë i fuqishëm dhe i sinqertë opozitar. Thaçi me veprimet e veta  të deritanishme ka treguar se punon kundër interesave të shtetit  dhe atë në favor të Serbisë. Historikisht  nuk kanë pasur njeri më të dëmshëm  për interesat e shteti se Hashim Thaçi”, ka përfunduar Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat