Makolli: Nuk ka kurrfarë arsye që mandati i kësaj qeverie të mos shkojë deri në fund

Politika

Makolli: Nuk ka kurrfarë arsye që mandati i kësaj qeverie të mos shkojë deri në fund

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 21 qershor 2018 Në ora: 23:21
Vesel Makolli

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka folur për “Bota sot” rreth mandatit të qeverisë aktuale dhe mundësisë për zgjedhje.

Ai beson se kjo qeveri është e përbërë nga njerëz adekuat që t’i kryejnë përgjegjësit e tyre me efikasitet.

“Në demokraci nuk është e domosdoshme shumica absolute, por është e mjaftueshme edhe shumica e thjeshtë, pasi që kjo është treguar efikase në praktike jo vetëm tek ne por edhe në shumë vende të tjera demokratike. Besoj që kjo qeveri përbëhet nga njerëz adekuat dhe të kualifikuar për t’i kryer punët dhe përgjegjësitë e marra, andaj edhe rezultatet nuk do të mungojnë”, thotë ai.

Veseli thekson se në qeveri është një frymë entuziaste dhe shumë punuese e të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa shton se nuk ka kurrfarë arsye që mandati i kësaj qeverie të mos shkojë deri në fund.

“Është një frymë entuziaste dhe shumë punuese e të gjithë pjesëmarrësve në qeveri, që me punën e tyre intensive t'i tejkalojmë të gjitha sfidat që na presin, dhe të i arrijmë synimet tona programore. Mendoj se nuk ka kurrfarë arsye që mandati i kësaj qeverie të mos shkojë deri në fund”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat