“Loja e opozitës për rrëzimin e Qeverisë”

Politika

“Loja e opozitës për rrëzimin e Qeverisë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 qershor 2018 Në ora: 11:50
Ilustrim

Analisti Nexhat Haziri i ka quajtur lojë politike deklaratat e opozitës për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Por, ai përmend faktin se opozita ka mungesën e numrave për të ngritur mocion ndaj kësaj Qeverie.

Image
Nexhat Haziri

“Deklarimet e opozitës për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, më shumë duken të jenë si lojë politike se sa diçka reale që kanë në këtë drejtim. Faktori kryesor që po e zmbraps opozitën nga veprimet konkrete për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, është mungesa e numrave për të ngritur mocion ndaj qeverisë, pastaj mos deklarimi i qartë pro opozitës dhe nismave të saja edhe të subjektit politik PSD-së”, ka deklaruar për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se mbi të gjithë këto nuk po shihet se edhe vetë partitë opozitare janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme.

“Se a duhet që kjo qeveri Haradinaj të largohet sa më shpejtë, unë them se po dhe çdo vonesë në këtë drejtim pasojat do ti bart Kosova dhe qytetarët tanë. Por gjithashtu nuk jam pro shkuarjes së menjëhershme në zgjedhje, dhe mendoj se një qeveri teknike me bazë të gjerë më mandat të kufizuar do ti përgjigjej më mirë sfidave që i ka përpara Kosova dhe kështu që krahas përmbushjeve të këtyre sfidave, kjo qeveri brenda një vitit të përgatis procesin për zgjedhje të parakohshme në vend”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat