“Për politikanë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar nuk mund të ndëshkohet një popull”

Politika

“Për politikanë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar nuk mund të ndëshkohet një popull”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 22 qershor 2018 Në ora: 15:02
Naser Rugova

Lidershipi nga Kosova pret një lajm të mirë nga Brukseli ketë verë lidhur me liberalizimin e vizave, edhe pse deri më tani përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë jep shenja pozitive në lidhje më këtë por ende nuk dihet asgjë më saktësi. Zyrtarë nga Qeveria dhe Kuvendi pothuajse çdo ditë japin deklarata se kur mund të behet liberalizimin e vizave për Kosovën por ende asgjë zyrtare.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Naser Rugova, ka thënë për “Bota sot” se ky izolim është i pa drejtë për qytetarët e Kosovës.

“Konsideroj se qytetareve dhe shtetit të Kosovës ju është bërë një izolim dhe padrejtësi e madhe. Pothuajse të gjitha kriteret janë përmbushur. Për disa politikanë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar nuk duhet të ndëshkohet një popull i tërë. Pres reflektim nga Brukseli dhe shpresoj që nga janari shtetasit e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën shengen”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat