Kur do ta organizoj AKR-ja tryezën me partitë politike?

Politika

Kur do ta organizoj AKR-ja tryezën me partitë politike?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 qershor 2018 Në ora: 23:06
Vesel Makolli

Vesel Makolli, sekretar i përgjithshëm i AKR-së, ka folur për “Bota sot” se a do ta mbajë AKR-ja tryezën e radhës me partitë politike.

Ai ka thënë se do t’i shikojnë  rrjedhën e ngjarjeve dhe nëse do të ketë përparime të theksuara në këto tryeza politike, edhe ata do të jemi nikoqir të një tryeze.

“Do ta shikojmë rrjedhën e ngjarjeve dhe nëse do të ketë përparime të theksuara në këto tryeza politike, nëse vazhdohet me të njëjtat, edhe ne do të jemi nikoqir të një tryeze të organizuar nga AKR-ja”, ka thënë Makolli.

Ai tregon tutje se çfarë do të diskutojnë në atë tryezë.

“Në atë tryezë që ne do ta organizojmë, do ta zgjedhim një teme për të cilën na nevojitet  konsensus i plote, dhe do të insistojmë që të kemi një unitet për të mirën e shtetit , duke lënë anash interesat partiak pasi që shteti është mbi të gjitha”, ka treguar Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat