“Ali Ahmeti dhe Ramush Haradinaj janë të përzier me grupin e Kumanovës”

Politika

“Ali Ahmeti dhe Ramush Haradinaj janë të përzier me grupin e Kumanovës”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 qershor 2018 Në ora: 13:27
Beg Rizaj, Ali Ahmeti dhe Ramush Haradinaj

Para pak ditësh, në qytetin e Deçanit u përurua shtatorja e Beg Rizajt, i cili u vra në betejën e “Kumanovës”, në luftë me policinë maqedonase në maj të vitit 2015.

Këtë e sheh si ndërgjegje e turpshme për disa politikanë shqiptarë si në Maqedoni, ashtu dhe në Kosovë, analisti politik Sulejman Mehazi, i cili thotë për “Bota sot” se edhe dy emra politikanësh, kanë gisht në rastin “Kumanova”.

“Ngritja e bustit të Beg Rizajt është ndërgjegje e turpshme për disa politikanë shqiptarë si në Maqedoni, ashtu dhe në Kosovë, sidomos për dy liderët e luftës: Ali Ahmetin dhe Ramush Haradinaj, të cilët pa hamendje janë të përzier me grupin e Kumanovës. Teoria politike e ushtarake tregon se ekseset luftarake e vrasjet që bëhen nga pushteti mbeten enigme për qytetarët. Asgjë s'dihet kush ishte organizator i konfliktit luftarak në Kumanovë,, pse ndodhi?, kush i pruri në Kumanovë?, si është e mundur të rrinë në Kumanovë me javë e mos ta di kush, ç’ ishte qëllimi i këtij konflikti?, etj. etj. Kjo na bën të besojmë se organizatorë të konfliktit në Kumanovë janë krerët më të lartë shtetëror”, thotë ai.

Image
Sulejman Mehazi

Gazeta “Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim drejt zyrës së kryeministrit që të marrë koment për përgjigjet e Sulejman Mehazit, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Mehazi shprehet tutje se është e patjetërsueshme që hetimet për ngjarjet tragjike në Kumanovë të jenë në dorën e gjyqit ndërkombëtar, e krejt kjo sipas tij është që këtu janë të përzier elita politike maqedonase dhe e Kosovës.

“Është e patjetërsueshme që hetimet për ngjarjet tragjike në Kumanovë të jenë në dorën e gjyqit ndërkombëtar, pse?, për shkak se këtu janë të përzier elita politike maqedonase-kosovare, dhe gjyqet shtetërore janë të pa besueshme për të hetuar krerët e lartë politike. Besojmë se pas marrëveshjes maqedone-greke për ndërrimin e emrit dhe kushtetutës së Maqedonisë, do zbulohen shumë gjëra të shëmtuara e kriminele. Maqedonia nëse dëshiron në BE, është i detyruar t'i lajë hesapet me politikanët e korruptuar e të kriminalizuar, sidomos me Sopotin e Kumanovën, e domosdoshme dhe e patjetërsueshme këto procese të shëmtuara e të fshehta hetuese t'i merr në dorë gjykata ndërkombëtarë”, thekson Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat