Kritikohet pala e Kosovës në bisedime të sotme: Papërgjegjësi totale

Politika

Kritikohet pala e Kosovës në bisedime të sotme: Papërgjegjësi totale

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 24 qershor 2018 Në ora: 23:44
Vuciq- Mogherini- Thaci

Presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi është takuar sot me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të Shefes së diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini.

Presidenti Hashim Thaçi ka pranuar se bisedimet e sotme me palën serbe në Bruksel ishin të vështira, por tha se arritja e marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interes të dyja palëve, në të kundërtën rrezikojnë të mbeten të izoluara, pasi BE-ja nuk do t’i pranojë Kosovën dhe Serbinë në radhët e saj me problemet ekzistuese.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë racionale, dhe se të gjitha problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Ndërsa, faqja zyrtare e Bashkimi Evropian kanë njoftuar se në takim është dakorduar që të intensifikojnë punët në javët e ardhshme.

“Përfaqësuesja e Lartë dhe Presidentët patën një diskutim intensiv dhe produktiv mbi kuadrin e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e BE.

Analisti politik, Leon Duhanaj, duke komentuar takimin Thaçi- Vuçiq, thotë se ajo çfarë është duke ndodhur nga pala e Kosovës, është papërgjegjësi totale karshi obligimeve politike e kushtetuese të subjekteve.

Image
Leon Duhanaj

Duhanaj kritikon palën e Kosovës, duke thënë se në vend të kërkojnë konsesus rreth çështjeve të dialogut dhe të përafrohet rreth një platforme të përbashkët, ata bëjnë kinse po bëjmë, pa lëvizur asgjë përpara.

Sipas tij, të gjithë duhet t’i kuptojnë përgjegjësitë e tyre.

“I gjithë spektri politik, si dhe opinioni publik, tashmë është në dijeni që procesi i dialogut po kalon në një fazë të re, fazë që pritet të jetë përmbyllëse. Komuniteti ndërkombëtar, i ka paraparë kornizat kohore në të cilat parashihet integrimi i rajonit në BE, paraprakisht do të insistojnë që mos të ketë probleme politike, për këtë janë të informuar të gjithë. Ajo çfarë po ndodhë nga pala kosovare, është pa përgjegjësi totale karshi obligimeve politike e kushtetuese të subjekteve. Presidenti Thaçi, e ka bërë mendjen një, duke menduar që Kosova është pronë private e tij. Përderisa pjesa tjetër bëjnë sehirë duke nxjerrë deklarata boshe. Si Kosova , si Serbia, nuk kanë qare pa u ulë në dialog. Por, kush do të përfitojë me shumë, do varet nga parapërgatitja. Pala e Kosovës, në vend që të ulet, të kërkojë konsensus rreth çështjeve të dialogut dhe të përafrohet rreth një platforme të përbashktët, ata bëjnë kinse po bëjmë, pa lëvizur asgjë përpara. Duhet secili të madh përgjegjësinë që i takon. Të gjejnë forma bashkëpunimi dhe të jenë unik rreth një platforme të përbashkët”, deklaron Duhanaj.

Pas takimit me Vuçiqin, Presidenti Thaçi ndër tjerash ka deklaruar se nuk është patriotizëm të vajtohet e kaluara, por duhet të jetohet realiteti.

 “Gjithashtu nuk duhet të mbetemi peng i miteve të së kaluarës, por të jetojmë në realitetin aktual dhe vizionit për të ardhmen e dy vendeve. Sot edhe në Kosovë dhe Serbi nuk është patriotizëm të vajtohet e kaluara, por thjesht patriotizëm është arritja e marrëveshjes së paqes dhe pajtimit”, është shprehur presidenti Thaçi.

Analisti politik, Leon Duhanaj, thotë se e kaluara nuk guxon të harrohet, ashtu siç nuk duhen bërë rob të saj.

“Koha po ikën dhe nëse ky trend vazhdon, atëherë Presidenti Thaçi, do të na sjellë para ndonjë akti të kryer të cilin me pastaj nuk besoj që duhet me e akuzuar sikush. Përgjegjësia do të bie e njëjtë, si për ata që punon keq si për ata që mohojnë punën, duke ia mundësuar z. Thaçi i këto aventura. Ne jemi bërë për keqardhje, akuzojmë njëri- tjetrin për çdo gjë, me çdo lloji epiteti, por vetë nuk bëjmë asgjë për t'i kontribuar çështjes. E kaluara nuk guxon të harrohet, ashtu siç nuk guxojmë të bëhemi rob të saj. Ka rrugë mjaft, veçse kërkohen njerëz të ditur për t'i gjetur”, pohon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat