Komisioni Evropian flet për liberalizmin e vizave për Kosovën

Politika

Komisioni Evropian flet për liberalizmin e vizave për Kosovën

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 25 qershor 2018 Në ora: 17:16
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian pritet të tregojë më 28 qershor nëse Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, në bazë të të cilit raport institucionet e BE-së do të marrin vendim për heqjen ose jo të vizave.

Këtë datë e konfirmoi ditë më herët, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, por evropianët deri më tani s'kanë treguar ndonjë datë.

E derisa pritja vazhdon, zyrtarët shtetërorë insistojnë se ky vit do të jetë koha kur vendi do ta gëzojë liberalizimin e vizave. Megjithatë, atyre po u kërkohet që të mos japin premtime për afate, pasi liberalizimi nuk do të ndodhë këtë vit.

Për gazetën “Bota sot”, ka folur zyra për komunikim e Komisionit Evropian, të cilët thënë se nëse bëhet fjalë për rekordet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, vlerësimi për Kosovën vazhdon ende.

“Në vitin 2016, Komisioni paraqiti propozimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, me kuptimin se deri në ditën e miratimit të këtij propozimi nga Parlamenti dhe Këshilli Europian, Kosova do të ketë ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe përforcuar të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova është dorëzuar në etapën e parë më 21 mars, kur është ratifikuar Marrëveshja për Ndarjen e Kufirit. Kur bëhet fjalë për rekordet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vlerësimi vazhdon. Pasi të plotësohen kushtet, propozimi i Komisionit duhet të miratohet formalisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli”, thuhet në përgjigjen nga Komisioni Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat