Abazi: Buxheti dhe shteti po trajtohen si biznes privat

Politika

Abazi: Buxheti dhe shteti po trajtohen si biznes privat

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 25 qershor 2018 Në ora: 20:00
Haki Abazi

Vendimi për rritjen e pagave për qeveritarët i marrë para gjashtë muajsh nga kryeministri Ramush Haradinaj u kundërshtua nga opozita e shoqëria civile. Por, Gjykata Kushtetuese vendosi që vendimi nuk përbën shkelje ligjore.

Mirë, së fundmi kritikë për rritjen e pagave dha shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, e cila tha se vendimi duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit për Pagat.

E njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se rritja e pagave është marrë në bazë të një vendimi arbitrar dhe në favore të disa njerëzve, në vendin më të varfër.

“Rritja e pagave është akt i papërgjegjësisë dhe favoreve të njerëzve të afërt që e bëjnë konfliktit interesi. Pagat e zyrtarëve të shtetit më të varfër janë më të lartat dhe nuk ka se si të arsyetohet një vendim i tillë, i bazuar në një vendim arbitrar dhe jo ligj sipas procedurave dhe rregullit për alokim të buxhetit”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, si buxheti, ashtu edhe shteti po trajtohen si biznes privat, pa respektuar mekanizmat llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë.

“Rritja e pagave është bërë praktike për favore politike nga e kaluara dhe kjo praktikë duhet të ndërpritet. Buxheti i shtetit ashtu siç edhe vet shteti po trajtohet si biznes privat pa respektuar mekanizmat e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat