“Kompromisi e ka vetëm një emër: Ndarjen e Kosovës”

Politika

“Kompromisi e ka vetëm një emër: Ndarjen e Kosovës”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 28 qershor 2018 Në ora: 10:57
Pamje nga takimi i fundit në Bruksel

Tashmë është zhvilluar takim ndërmjet presidentëve të  Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel.

Drejtori i Institutit të Studimeve të Evropës Juglindore (ISEJ) dhe profesori në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Enver Bytyçi, ka thënë për “Bota sot” se  kompromisi për këto bisedime do të jetë ndarja e Kosovës.

Image
Enver Bytyçi

“Nisur nga kjo lojë e rrezikshme, me të cilën Thaçi kërkon legjitiimmin si kryesues i bisedimeve me Serbinë, më shtohen dyshimet për gatishmërinë e kryesuesit të këtij dialogu për kompromise me Beogradin, kompromis që ka vetëm një emër:  Ndarjen e Kosovës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Tutje, Bytyçi ka shtuar se opozita e Kosovës duhet të mos bjerë në kurth.

“Nëse parlamenti ia jep të drejtën presidentit për nënshkrimin e marrëveshjes, atëherë ai do ta nënshkruajë, sepse në këtë akt do të ketë presionin e Beogradit dhe presionin e Edi Ramës në Tiranë! Opozita e Kosovës duhet të mos bjerë në kurth, edhe pse Haradinaj nuk është treguar koherent me këtë kërkesë të tijën”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat