Presidenti i Kosoës, Hashim Thaçi siç duket në deklaratatë e tij publike i ka hequr të gjitha vijat e kuqe në raport me Serbinë.
Për këto vija ka folur shumë, por kurrë nuk ka specifikuar se cilat janë ato.
Bashkëbiseduesit e gazetës “Bota sot” thonë se, presidenti asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me Serbinë, e që sipas tyre, këto vija kanë qenë vetëm për Kosovën.
Ish- eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, Hashim Thaçi kurrë në jetën e vet nuk ka pas vija të kuqe me Serbinë.
“Edhe kur u vra Adem Jashari, synimet e tij dhe të disave nga klani i tij kanë qenë edhe janë realizuar deri dikund, që nga konferenca e Rambujes, kur e qiten nga skena duke e lënë anash edhe Ibrahim Rugovën, duke e bërë veten faktorin krysor, por gjithësesi me ndihmen e shërbimit sekret Francez “DGSE” dhe shërbimit sekret serb UDB - KOS ja arriten të vijnë në krye të UÇK-së (buroja politike) duke i vrarë, arrestuar dhe i anashkaluar shumicën e komandantëve real të luftes dhe duke eliminuar çdo pengesë deri te qëllimi i tyre final”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.
Ai shton se, pas luftës, pasi e tradhtuan dhe eleminuan pengesen krysore e lanë rrugëve UÇK-në, me marrëveshjen K-90, çarmatosi ushtrinë dhe i bëri “mish për topa”, për krimin e organizuar dhe ushtarët tanë i lanë gjahë për sherbimet sekrete armiqësore.
“Me fondet qindra milionë të luftës, që i kanë vjedhur klani “Pronto”, ka blerë ndërkombëtarët një nga një ata çka ishin për blerje... ka blerë gjykatës, ka blerë prokuror, ka etiketuar dhe ka dënuar e mbajtur me qindra vite burg qindra kundreshtarë të vet e sidomos nga radhet e UÇK, po ashtu ka vrarë kundërshtarët politik si nga radhët e LDK-së, si nga radhet e UÇK-së dhe me dezinformata të SHIK-ut e ka bërë veten faktor kyç kinse të sigurisë në Kosovë edhe ka arritur ti mashtron edhe Amerikanët”, thotë ai.
Miftari përmend një rast kinse për rrezikun nga fundementalistë islamik shqiptar “(fundamentalistët ishin dhe janë edhe sot lojtarë të PRONTO-s) por në gjitha këto konspiracione dhe suksese nonstop Hashim Thaçi ka patur prapa vetit shërbimin sekret Francez dhe Serbë, të cilave sherbime mirë ju shërben Hashim Thaçi kur në veriun e Kosovës mu me 2 shkurt vitit 2000 edhe pse NATO i kishte 60.000 mijë forca në Kosovë prap ja arriten të bënin pastrim etnik duke i dëbuar 15.000 shqiptarë nga veriu i Mitrovicës”, pohon ai.
Ai shton se, edhe ardhja në pushtet ka qenë e orkestruar nga vendet armike të Kosovës dhe nga qendrat antishqiptare.
“Serbia e dinte shumë mirë qysh me 1997-99 se e kishte humbur luftën me NATO-n dhe UÇK-në dhe shpëtimi i vetëm i Serbisë ishte sjellja e njerëzve të tyre në pushtet, pra proserbëve”.
Miftari thotë se kurrë Thaçi nuk ka passur vija të kuqe me Serbinë.
“Që nga rrenat dhe mashtrimet publike presidentit Thaçi dhe zonja Tahiri se marrëveshjet e Vjenes kinse janë vetëm biseda teknike Hashim Thaçi nuk pati vija të kuqe me Serbinë kurrë edhe me pas vullnet për vija të kuqe nuk guxon pasi serbët e kanë në dorë me dosje të UDB-së do ta varrosnin brenda 24 orëve, kurse francezët miqët e Beogradit e kanë në dorë me dosje si bashkëpunëtor i “DGSE” dhe sidomos me dosje të vrasjeve politike të pas luftës”, përfundon Miftari.
Ndërsa analisti politik, Faton Mehmeti thotë se, termin vijat e kuqe, Thaçi e ka përdorur pa e ditur as vetë kuptimin e tyre.
“Mbase aludon në mos negocimin për statusin final, që në vetvete nuk është vijë e kuqe as e bardhe pasi është realitet. Duke njohur të kaluarën e tij, të bëmat e tij në çdo etapë të negociatave duhet theksuar faktin se Thaçi është i dëmshëm për Kosovën”, thotë Mehmeti.
Sipas tij, Thaçi është i rrezikshëm për mundësinë e lëshimeve që mund t'ia bëjë Serbisë. Andaj, ky njeri s’duhet lejur asesi të jetë pjesë e negociatave, pasi mundësia për lëshime të medha është gjithashtu e madhe. Vijë e kuqe për Kuvendin duhet të jetë Thaçi, respektivisht mos lejimi që ai t'i udhëheq negociatat. "Nuk besoj se Kosova ka pasur dhe mund të ketë politikan më të dëmshëm dhe injorant se Hashimi, i cili në çdo tryezë të bisedimeve Kosovës i ka sjellur dëme”, përfundon Faton Mehmeti.