Tri versionet e Thaçit për dialogun me Serbinë, vetëm ai e din kuptimin e tyre!

Politika

Tri versionet e Thaçit për dialogun me Serbinë, vetëm ai e din kuptimin e tyre!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 qershor 2018 Në ora: 22:02
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faik Krasniqi ka komentuar deklaratat kontradiktore të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Image
Faik Krasniqi

“Deklaratat e tij janë kontroverse. Hiç me pak se një muaj deklaroi që me Serbinë do bëhen kompromise të dhimbshme. Para një javë deklaroi se Kosova nga bisedimet me Serbinë nuk humb asgjë. Kurse tash deklaron se me Serbinë nuk do të ketë vija të kuqe, përndryshe rrezikojmë të mbetemi si Palestina”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sipas, Krasniqi, çështja e Kosovës dhe Palestinës janë dy çështje të ndara, sepse Kosova është shtet i pranuar nga shtetet me të fuqishme të botës.

“Por kjo tregon se ky njeri ka në mendje gjëra të mbrapshta t'i sjell vendit, ta bëj statusin e Kosovës edhe më të ndërlikuar se çështjen e Palestinës ose Taivanit. Prandaj kam thënë që këtij njeriu nuk bën t'i besohet dialogu me Serbinë, sepse kemi të bëjmë me fatin e Kosovës. Partitë opozitare nuk guxojnë ta lejojnë që fati i Kosovës dhe qytetarëve të saj të mbetet në duart e këtij Presidenti. Me çdo kusht duhet ta parandalojnë, qoftë edhe me protesta gjithëpopullore”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat