Heqja e vijave të kuqe, rritë dyshimet për takime të fshehta të Thaçit me Serbinë

Politika

Heqja e vijave të kuqe, rritë dyshimet për takime të fshehta të Thaçit me Serbinë

 Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 korrik 2018 Në ora: 13:14
Hashim Thaçi

Analisti politik, Nexhat Haziri ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se “nuk do të ketë vija të kuqe me Serbinë, përndryshe rrezikojmë të mbetemi si Palestina.”

Ai në një prononcimi për “Bota sot” ka deklaruar se kjo përbën një rrezik për Kosovën.

Duke u nisur nga deklarata e Thaçit, Haziri konstaton,  se mund të ketë pasur takime të fshehta mes dy presidenteve të këtyre vendeve.

Image
Nexhat Haziri

“Po filloj nga ai paralajmërimi i presidentit se rrezikojmë të mbetemi si Palestina, që për mua përbën një naivitet të skajshëm të tij, naivitet ky që po ashtu përbën një rrezik për Kosovën. Tjetra, deklarimi i tij se nuk do të ketë vija të kuqe për Serbinë, jep për të kuptuar se dakordime që ne akoma nuk i dimë, mund të janë bërë në takimet e fshehta që presidenti Thaçi ka zhvilluar me homologun e tij serb Vuçiq, e që janë dakordime për t'i bërë koncesione të dhimbeshe palës serbe në dëm të funksionaliteti shtetëror të Kosovës”, ka theksuar Haziri për “Bota sot” .

Për më tepër, ai ka shtuar se për këto arsye, Presidenti Thaçi nuk duhet lejuar që ta drejtojë dialogun.   

“Prandaj mendoj se këto deklarata të presidentit Thaçi, do të duhet ta bindim edhe më tepër opozitën , dhe jo vetëm këtë, por edhe qytetarët e vendit që të jenë këmbëngulës në kundërshtimin qe z. Thaçi të jetë përfaqësues i Kosovës në dialog me Serbinë në fazën e finale të këtyre bisedimeve”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat