“Hashim Thaçi është fajtori kryesor”

Politika

“Hashim Thaçi është fajtori kryesor”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 2 korrik 2018 Në ora: 09:49
Hashim Thaçi

Deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po komentohet në mënyra të ndryshme.

I pari i vendit gjatë një konferencë për media, të mbajtur ditë më parë, ka thënë se nuk i përjashton marrëveshjet me shtetin serb në fazën finale të bisedimeve. Ai kishte shtuar duke thënë se nuk do të ketë vija të kuqe në marrëveshjet me Serbinë.

E, këtë deklaratë, e ka komentuar edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një bisedë për “Bota sot”, thotë se nga momentin që futemi në bisedime pa vija të kuqe, automatikisht njihet autoriteti i Serbisë mbi të drejtën e Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

“Duke njohur kapacitetin e Thaçit dyshoj se e di kuptimin e vijës së kuqe, andaj kjo mund të quhet deklarate boshe e tij. Edhe pse, me Serbinë duhet të ketë vija të kuqe, pasi duhet ditur kush është viktima dhe kush agresori. Në momentin që futemi në bisedime pa vija të kuqe, automatikisht njihet autoriteti i Serbisë mbi të drejtën e Kosovës për të vendosur për fatin e saj. Kjo do të ishte hap mbrapa për Kosovën. Gjithsesi nuk e ka Thaçi autoritetin për të vendosur vija të kuqe, duke qenë se pikërisht Thaçi është përgjegjës kryesor për të gjitha dëmet dhe dështimet e Kosovës, si në sferën e brendshme ashtu edhe të jashtme”, është shprehur Mehmeti.

Tutje, Mehmeti shton se deklarata e presidentit është më tepër për konsum të brendshëm, për të fituar poena politikë.

Në fund, analisti politik thotë Hashim Thaçi është fajtori kryesor për dështimet e Kosovës në bisedimet në Bruksel.

“Kjo deklaratë e presidentit pa autoritet janë më tepër për konsum të brendshëm, për të fituar poena politikë në momentin kur personaliteti i Thaçi është në piken më të ulët të mundshëm. Me Thaçin në dialog, Serbia ka përfituar maksimumin e mundshëm, duke arritur marrëveshje pa zbatim që i kanë ndihmuar Serbisë të përfitoj projekte nga BE dhe mundësinë për të qenë pjesë e saj. Kosova nuk përfitoj asgjë, përveç se humbi territor, në aspektin e mirëqenies së qytetarëve nuk ka asnjë ndryshim. Thaçi është fajtori kryesor për dështimet e Kosovës në bisedimet në Bruksel”, përfundoi analisti Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat