“Nuk do të ketë transformim të FSK-së në Ushtri të Kosovës gjatë këtij viti”

Politika

“Nuk do të ketë transformim të FSK-së në Ushtri të Kosovës gjatë këtij viti”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 3 korrik 2018 Në ora: 23:54
FSK

Zëvendësministri i Ministrisë së FSK-së, Burim Ramadani deklarojë se janë duke u përgatitur që gjatë vjeshtës përmes ndryshimeve ligjore ta bëjnë FSK-në ushtri, por pa ia ndërruar emrin.

E, këtë çështje, e ka komentuar edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Nexhat Haziri, thotë se deklarimet si kjo e zëvendësministrit të FSK-së, Burim Ramadanit, se në shtator FSK-ja do të shndërrohet në ushtri, janë në vazhdën deklaratave që bëhen më shumë për konsum të brendshëm.

“Deklarimet si ajo e zëvendësministrit të FSK-së, Burim Ramadanit, se në shtator FSK-ja do të shndërrohet në ushtri, janë në vazhdën deklaratave që bëhen më shumë për konsum të brendshëm politik dhe për ta tërhequr vëmendjen e opinionit nga dështimet e kësaj qeverie, se sa që është reale një pritje e tillë”, shprehet Haziri.

Ai thotë se nuk do të ketë transformim të FSK-së në ushtria gjatë këtij viti, pasi që, sipas tij, ky proces është mjaftë i ndjeshëm dhe duhet pritur një dritë jeshile edhe nga aleatët tanë.

Image
Nexhat Haziri

“Nuk do të ketë transformim të FSK-së në ushtria gjatë këtij viti, pasi që ky proces është mjaftë i ndjeshëm dhe kërkohet që për ta përfunduar apo përmbushur duhet pritur një dritë jeshile edhe nga aleatët tanë, nga SHBA dhe NATO, ndërsa dihet mirë edhe pozicionimi i këtyre të fundit që ndryshimi apo transformimi i FSK-së në Ushtri të bëhet me anë të ndërrimeve kushtetuese, që paraqet një problem të madh, pasi për këto ndryshime kërkohen 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës dhe po ashtu 2/3 e votave nga deputetët e pakicave,dhe në këtë situatë kur deputetët serb kundërshtojnë një nismë të tillë e sidomos tani në kur Kosova është në fazën finale të përmbylljes së bisedimeve të normalizimit të raporteve me Serbinë”, tha ai.

Tutje, Haziri potencon se as te partnerët ndërkombëtar të Kosovës nuk ka një gatishmëri apo prioritet për ta përkrahur transformimin e FSK-së përmes ligjit.

“Nuk është hera e parë që nga kjo qeveri dëgjojmë deklarata të tilla, se Kosova do bëhet me ushtri në prill, qershor , e tani kjo e fundit në shtator. Pra janë vetëm deklarata në vazhdën e shume premtimeve që ka bërë kjo qeveri dhe kanë mbetur të pa realizuara. Dhe po ashtu edhe te partnerët ndërkombëtar të Kosovës, nuk ka një gatishmëri apo prioritet për ta përkrahur transformimin e FSK-së përmes ligjit. Dhe e tëra kjo do të thotë se nuk do të ketë transformim të FSK-së në Ushtri të Kosovës gjatë këtij viti”, potencoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat