“Thaçi e ka bërë Serbinë faktor të fuqishëm në punët e brendshme të Kosovës”

Politika

“Thaçi e ka bërë Serbinë faktor të fuqishëm në punët e brendshme të Kosovës”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 8 korrik 2018 Në ora: 23:16
Hashim Thaçi

Analisti dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, shprehet se Kosova ka bërë kompromise të mjaftueshme që kanë qenë në dëm të interesave shtetërore dhe se nuk ka nevojë më për të tilla kompromisesh.

“Kosova nuk ka nevojë të bëjë më kompromise të reja. Ka bërë kompromise të mjaftueshme që kanë qenë në dëm të interesave shtetërore për shkak të paaftësisë së politikanëve tanë, të cilët Serbinë e bën faktorë të fuqishëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, edhe pse Kosova është shtet i pranuar ndërkombëtarisht nga më shumë se 115 shtete të botës”, është shprehur Krasniqi.

Ai përmend edhe dy opsionet më të mira të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Faik Krasniqi

“Zgjidhja më e mirë për të dyja shtetet do të ishte kjo: kërkim falja nga ana e Serbisë për krimet e tyre ndaj shqiptarëve, pagesa e dëmshpërblimit për gjitha viktimat dhe dëmet e luftës, njohja reciproke dhe në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, Bashkimi Evropian duhet ta kushtëzojë Serbinë që t’i respektojë të drejtat e pakicës shqiptare atje. Kushtëzimi duhet të bëhet me presion nga ekipi negociator i Kosovës drejt BE-së, në mënyrë që BE-ja ta detyrojë Serbinë që shqiptarët atje të trajtohen baras sikurse që trajtohen serbët në Kosovë”, thotë ai.

Në fund, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, thotë se, dialogu duhet të udhëhiqet nga një njeri kredibil që mbron interesat e shtetit dhe jo nga njeri si presidenti Thaçi që Serbinë e ka bërë faktorë të fuqishëm.

“Dialogu duhet të udhëhiqet nga një njeri kredibil që mbron interesat e shtetit, dhe jo nga njeri si Hashim Thaçi që Serbinë e ka bërë faktorë të fuqishëm në punët e brendshme të Kosovës”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat