Seancë e jashtëzakonshme për dialogun, Haziri tregon çfarë duhet të bëjë opozita - Bota Sot
Seancë e jashtëzakonshme për dialogun, Haziri tregon çfarë duhet të bëjë opozita

Politika

E martë, 21 gusht 2018

Seancë e jashtëzakonshme për dialogun, Haziri tregon çfarë duhet të bëjë opozita

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 14 korrik 2018 Në ora: 23:15
Kuvendi

Opozita tashmë ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme më 16 korrik, në mënyrë të diskutohet për dialogun me Serbinë, ndërkaq në anën tjetër tashmë është paralajmëruar edhe takimi i radhës në mes të Presidentit Hashim Thaçi, homologut të tij serb në Bruksel.

Analisti politik Nexhat Haziri, thotë se hapi i opozitës me ndërmarrjen e nënshkrimeve, është hap serioz.

Haziri pohon se në këtë seancë të jashtëzakonshme, opozita përveç që duhet ta forcojë dhe konfirmojë kundërshtimin që Presidenti të jetë kryenegociator, gjithashtu duhet të propozojë edhe një platformë politike.

Image
Nexhat Haziri

“Mendoj se është një hap serioz i ndërmarrë nga opozita për ta forcuar pozicionin e Kosovës në fazën finale të dialogut, me Serbinë, proces këtë që presidenti i vendit po mundohet ta personalizojë për qëllime të veta politike dhe jo për atë se si të dalë Kosova në mënyrën më të mirë dhe më të favorshme nga ky proces. Mendoj se në këtë seancë, përpos që opozita do ta konfirmojë dhe të forcojë kundërshtimin që presidenti Thaçi të mos jetë kryenegociator nga Kosova në dialog me Serbinë, duhet që të propozojë një platformë politike se si duhet t’i qasemi kësaj faze finale të dilogut dhe natyrisht të propozojë edhe vijat e kuqe të cilat nuk mund të kalohen nga delegacioni i Kosovës që do të përfaqësojë në këtë process”, deklaron Haziri.

Ai shton se, opozita duhet të insistojë që Kuvendi të marrë përgjegjësitë e veta ndaj dialogut.

“Ndërsa lidhur me atë se a do të mund opozita ta pengojë që Thaci të shkojë në Bruksel më 18 korrik, mendoj se nuk mundet dhe as që është e nevojshme, pasi opozita duhet të insistojë që Kuvendi ta marrë përgjegjësinë e vet ndaj procesit të dialogut dhe nëse arrihet kjo atëherë edhe Thaçi do të jetë i detyruar të reflektojë dhe ta pranojë se ai nuk mund të jetë kryenegociator pa mbështetjen e shumicës paralamentare në Kuvend”, përfundon Haziri.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test