LDK meritore për rekomandimin pozitiv të vizave

Politika

LDK meritore për rekomandimin pozitiv të vizave

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 18 korrik 2018 Në ora: 19:28
LDK

Sot, Komisioni Evropian dha raport pozitiv për vizat për Kosovën, duke thënë se shteti ynë i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

Valentina Bunjaku, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët LDK-së, duke folur për “Bota sot”, e përshëndet rekomandimin pozitiv për viza, duke shpresuar se fillimi i vitit të ardhshëm mund t’i gjejë shqiptarët e Kosovës duke udhëtuar lirshëm nëpër Evropë.

“Rekomandimi pozitiv i BE për liberalizimin e vizave, është edhe një hap nga dalja e izolimit të padrejtë të qytetarëve tanë në vendet e BE-së! Nuk e besoj se data e saktë të jetë këtë vit por së paku shpresojmë që në fillim të vitit të ardhshëm të ecim të lirë”, tha Bunjaku.

Image

Gjithashtu ajo thotë se LDK ka rolin e vet në kuadër të kontributit në rolin e saj në qeverinë e kaluar nga Isa Mustafa, por edhe tani në rolin vendimtar si opozitë, duke shtuar se lënia anash e inateve partiake ka pasur ndikim në këtë.

“Patjetër se LDK ka rolin e vet në kuadër të kontributit në rolin e saj në qeverinë e kaluar nga z.Mustafa por edhe tani në rolin vendimtar si opozitë. LDK nuk shpërfaqi inate partiake por dha shembullin më të mirë në vendimet e saj për interesa qytetare. LDK do të vazhdojë të jetë e tille edhe në vazhdim të proceseve të reja për vendin”, shtoi deputetja e LDK-së për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat