Analisti tregon se si mund të operojnë shërbimet e huaja brenda Kosovës

Politika

Analisti tregon se si mund të operojnë shërbimet e huaja brenda Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 korrik 2018 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës dy ditë më parë ka arrestuar një bandë të përbërë prej katër personave, dy prej të cilëve kishin arrest ndërkombëtar për vrasje me shtetësi malazeze, një serb dhe një shtetase e Kosovës. Bëhet e ditur se të arrestuarit që janë nga Mali i Zi janë Mario Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq, të cilët janë duke u akuzuar për vrasje.

Lirim Zorra, ligjërues në Kolegjin e ISPE-së në lidhje me këtë çështje ka thënë për “Bota sot” se në kohën e globalizmit dhe lëvizjes deri diku të lirë, çdo shtet në botë është i rrezikuar prej individëve kriminel, të cilët vijnë nga vendet tjera të botës.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se arrestimi i malazezeve dhe pjesëtarit të BIA serbe në Prishtinë, apo ardhja e tyre në Kosovë, mund të jetë edhe për disa shkaqe, si p.sh lehtësira në hyrje, lidhje me politikën dhe policinë, ku të tillëve mund ti sigurojnë edhe një jetë komode në një vend.

Image
Lirim Zorra

“Lehtësira për ndërrimin e identitetit dhe disa shkaqe tjera andaj edhe në Kosovë patjetër që mund të vijnë njerëz me dosje ose me aktakuza për shkak të lehtësirave në hyrje dhe mos lajmërimit për banim në komunë, që njihet ndryshe si leje qëndrim për shtetasit e huaj. Ndërsa tek rasti i shërbimeve sekrete, këto janë një lloj tjetër veprimtarie, sepse shumica e agjentëve janë të pastër në aspektin gjyqësore,pasi janë profesionalistë të cilët vijnë për qëllime të caktuara, dhe janë të mbështetur edhe nga shteti”, ka thënë Zorra.

Sipas tij, kriminelë të cilët kanë ndonjë lidhje me shërbimet sekrete, janë të paktë dhe ndonjëherë edhe me lajme jo të vërteta, sepse shërbimet e inteligjencës janë profesionale, dhe nuk marrin njerëz të cilët mund të bëjnë krime apo të zbulojnë identitetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat