Ekzekutimi i FARK-istëve - një e fshehtë publike

Politika

Ekzekutimi i FARK-istëve - një e fshehtë publike

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 22 korrik 2018 Në ora: 08:31
Pjesetaret e FARK-ut

Tashmë, opinioni gjithëshqiptarë e dinë se ekzekutimi i ushtarakëve të FARK-ut, pjesë e Brigadës "Mërgimi", e Kosharës, është një e fshehtë publike. Ushtarakët Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj, Ramë Idrizaj dhe Vesel Muriqi, u arrestuan në Pejë, në ditën e 22 qershorit 1999, pra, 10 (dhjetë) ditë pas hyrjes së trupave të NATO-Paktit në Kosovë!

 Provokimi i rëndë i deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, ndaj deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, për vetëndjeshmërinë e çështjes, është cilësuar, jo vetëm shumë i rëndë, por, edhe me elemente të rrugaçërisë, që etika kuvendore e përjashton. Dhe, kjo rëndon ende më shumë, kur zotëria nuk pendohet, nuk kërkon falje!

 Tashmë, opinioni gjithëshqiptarë e dinë se ekzekutimi i ushtarakëve të FARK-ut, pjesë e Brigadës "Mërgimi", e Kosharës, është një e fshehtë publike. Ushtarakët Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj, Ramë Idrizaj dhe Vesel Muriqi, u arrestuan në Pejë, në ditën e 22 qershorit 1999, pra, 10 (dhjetë) ditë pas hyrjes së trupave të NATO-Paktit në Kosovë!

 Të arrestuarit u dërguan në zyrën e Prefektit të Qeverisë të Përkohëshme, Ethem Çeku. Ai u tha persekutorëve se viktima-robër t´ia dorëzojnë Ramush Haradinaj. Siç mësohet, asaj nate të 22 qershorit, i dërguan në malet e Gjakovës. Njëra makinë pëson defekt apo nuk tërheq. Urdhërohet njëri nga të kidnapuarit, pikërisht, Vesel Muriqi, për ta shtyrë veturën. Ndërkohë, përfiton nga errësira dhe ikën. Ai fshihet për gjatë kohë, kontakton edhe Policinë e UNMIK-ut. Pastaj bëhen disa tentativa atentatesh ndaj tij, mbijeton dhe, së fundi, pajtohet me bandën ndjekëse të "komandantëve", duke mohuar gjithëçka të thënë më parë! "Në Qarshi flitet" se filluan edhe bizneset së bashku! "Shpirti i ëmbël".

 Është gjetur kufoma Bashkim Balaj, por, jo edhe e tre të tjerëve!? Për çudë, një gjykatë i dënoi, simbolikisht, pesë veta. Por, deri sa ata nuk e dinë groposjen e kufomave, presupozohet se nuk kanë lidhje me ekzekutimin e tyre. Atëherë, pse duhej dënuar?! Rast unik, mos gjetja e kufomave, kur mësohet se ata janë goditur, nga një bandë, me shkopinj bejsbolli, thyerje brinjësh, eshtrash, deri në mbytje. Metodë kjo tipike fashiste-komuniste. Kujtoni mbytjen me dru të admiralit çam, të Flotës Shqiptare, Teme Sejko, nga banda e Sigurimit Shqiptar. E keni edhe në portalet e Kosovës.

 Është lakuar emri i Avni Elezit, (pas vrasjes), sikur ai i ka arrestuar, ushtarakët e FARK-ut, edhe pse ende nuk i kishte mbushur 18 vjet, ndërkohë që ata, të pestët, ishin të armatosur! "Çka nuk ta merr mendja, as në Qitap nuk shkruan", - thonë hoxhallarët.

Edhe vrasja e Avni Elezit mbetet "enigmatike"! Pas tij u vra edhe i ati, Smajli, edhe ai nga vrasës i panjohur! Familja e tmerruar, kërkuan ndihmën e një shteti perëndimor dhe ikën. Terror i vërtetë. Një familje fort e yshtur pas "komandantëve", dikur, tani, pësoi zhgënjimin e madh. Nënën e Avniut e kishim bijën më të mirë të familjes.

 Ka një adresë për të rinisur fillin e hetimit. Dhe, ai është Ethem Çeku. Ai i ka parë shoqëruesit e të kidnapuarëve-viktima, ka mbajtur edhe shënimet përkatëse.

Ethem Çeku ka qenë më shumë se Prefekt, ka qenë pjesë e bandës të Qeverisë Thaçi. Ja, një veprim skandaloz i Prefektit:

  E fton, zyrtarisht, drejtorin e Ndërmarrjes "Ndërtimi" dhe i kërkon dorëzimin e të gjitha makinave dhe të kamionave UÇK-së!

 Drejtori: "Si Ndërmarrje, jemi në gatishmëri, për të kryer të gjitha punët, nevojat që keni. As naftën nuk e kërkojmë, edhe pse paga jonë nuk mbulon as shpenzimet e udhëtimit për në punë".

 Prefekti Çeku: "Jo, ne duam makineritë, komplet bazën materiale të Nërmarrjes tuaj",- përgjigjet prerazi e rreptë ai!

 Drejtori; "Kjo nuk do të ndodhë kurrë, pa shkelur mbi trupat e kolektivit tonë!"

 Prefekti Çeku humb durimin, nxjerrë revolën, e vënë mbi tavolinë!

Drejtori: "Qit, he të pshurrsha në ta!" Dhe, largohet nga zyra e Prefektit të UÇK-së.

 Prefekti: "Do ta shohish!"

Dhe, vërtet, drejtori, tashmë, i sheh djemtë në bronz!

 I kam njohur djemtë e FARK-ut. Bashkim Balajn, e njoha qysh fëmijë, në internim në Berat, sepse babai dinjitoz, Elez Shehu (Balaj), refuzoi bashkëpunimin me Sigurimin vrastar të Enver Hoxhës. Andaj, mori ndëshkimin, që zgjati deri me fitoren e demokracisë, në vitet `90-a. I lindur dhe i rritur me lirinë e munguar në Shqipëri, Bashkim Balaj donte ta gëzonte lirinë në Isniqin e tij dhe në tërë Kosovën. 

Ndërsa të tjerët i njoha në Mamurras të Kurbinit, në Fabrikën "Etniku", ku ishin magazinat e furnizimit me bazë materiale ushtarake dhe armatimi për UÇK-në. Djemtë e FARK-ut ishin të mrekullueshëm dhe assesi luftëtarët e lirisë, nuk e meritonin atë fund tragjik, që ua përcaktuan "komandantët" vrastarë serialë.

Trimit stoik, Rexhë Osaj, më vonë, ia vranë edhe të vëllanë, për ta dobësuar "frontin" familjar. "Zullumi, jo gjithëherë po u këputka prej së trashi!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat