Teknokratët e Kosovës pa njohuri rreth Asociacionit, shkuarja në Bruksel vetëm sa për mëditje

Politika

Teknokratët e Kosovës pa njohuri rreth Asociacionit, shkuarja në Bruksel vetëm sa për mëditje

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 korrik 2018 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i asociacionit të komunave të Kosovës, ka folur për “Bota sot” rreth formimit të asociacionit me komuna serbe në Republikën e Kosovës dhe të metat e tij.

Ibrahimi thotë se nëse ky mekanizëm nuk do ta ketë statusin juridik të një OJQ-je, rendi kushtetues në Kosovës do të ndryshojë dhe nëse ka edhe një kompetencë të vetme, atëherë do të krijohet një autonomi e një komuniteti të caktuar në Republikën e Kosovës.

“Nëse ky mekanizëm, nuk do ta ketë statusin juridik të një OJQ-je, atëherë rendi kushtetues në Republikën e Kosovës do të ndryshojë. Nëse ky mekanizëm do ta ketë vetëm një kompetencë të vetme, atëherë do të krijohet një autonomi e një komuniteti të caktuar në Republikën e Kosovës, d.m.th do të krijohet një rend qeverisës i mesëm, sepse deri më tani e kemi nivelin lokal dhe qendrorë dhe nëse ky mekanizëm do ketë një kompetencë, atëherë do të krijohet niveli ndërmjetëm”, thotë Ibrahimi.

Ai beson se ky mekanizëm nuk do të ketë kompetenca ekzekutive në Kosovë, ashtu siç iu është premtuar qytetarëve të këtij vendi që nga viti 2013.

“Tash prej vitit 2013, popullit të Kosovës iu është thënë se ky mekanizëm asesi nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Edhe qeveria e tanishme është duke thënë që ky mekanizëm nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Unë jam i thirrur t’iu besoj institucioneve sepse jam institucionalit dhe tash na mbetet të shohim se a do të ketë ky mekanizëm kompetenca ekzekutive apo nuk do të ketë”, shton tutje Ibrahimi.

Image
Sazan Ibrahimi

Sipas tij, teknokratët që kanë qenë pjesë e bisedimeve në Bruksel, nuk kanë pasur njohuri rreth kësaj çështjeje dhe nuk kanë qenë të përgatitur, ndërsa thotë se rëndësi ka statusi juridik i atij mekanizimi.

“Teknokratët tonë që kanë qenë si pjesë e bisedimeve në Bruksel, nuk kanë qenë të përgatitur sa i përket këtij mekanizmi dhe nuk kanë pasur asnjë njohuri bazike sa i përket këtij mekanizmi, në përgjithësi në rolin e një asociacioni të komunave, se cili është roli, cilat janë detyrimet, çka është karta evropiane, çfarë statusi juridik kanë dhe për mua nuk është me rëndësi statusii këtij mekanizmi, por është me rëndësi statusi juridik i këtij mekanizmi, sepse aty thuhet që do të ketë kryetar, do të ketë kuvend etj”, thekson për “Bota sot” drejtori ekzekutivi i asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Nëse ky mekanizëm nuk do ta ketë statusin e njëjtë me asociacionin e komunave të Kosovës, atëherë do të ketë ndryshim të rendit kushtetues në Kosovës, e kjo do të ndodh edhe nëse jepet vetëm një kompetencë e vetme.

“Statusi jonë juridik është Organizatë Jo Qeveritare, por nëse ky mekanizëm nuk do ta ketë statusin e njejtë si asociacioni i komunave të Kosovës, atëherë do të ketë ndryshim të rendit kushtetues në Republikën e Kosovës. Vetëm nëse një kompetencë do ta ketë, pa marrë parasysh se çfarë do të jetë ajo, qoftë nga aspekti i shëndetësisë, qoftë nga aspekti i arsimit, apo nga aspekti i planifikimit hapsinor, apo i policisë, do ta prish rendin kushtetues dhe gjithashtu edhe shumë ligje tjera që janë të parapara dhe janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës”, potencon ai.

Ibrahimi shpjegon dallimin mes termit asociacion dhe bashkësi e komunave, të cilët sipas tij nuk janë të njëjtë pasi asociacioni është një shoqatë, e për këtë do të kenë punë teknokratët të cilët kanë shkuar në Bruskel.

“Mund të them që teknokratët që kanë shkuar në Bruksel, nuk kanë pasur njohuri sa i përket mekanizmit i cili quhet asociacion, në këtë rast, bashkësi e komunave, sepse vetë termi bashkësi, nuk është i njëjtë me asociacion, sepse asociacioni nëse e përkthejmë në gjuhën shqipe, i bie shoqatë, e kjo është bashkësi e komunave dhe nuk e di unë se si do ta adaptojnë këta teknokratët tonë të cilët kanë shkuar në Bruksel, këtë term në legjislacionin e Kosovës, sepse në ligjin në mbi qeverisjen lokale, është e paraparë ASOCIACIONET, nuk janë të parapara krijimi i bashkësive të komunave, d.m.th shoqata të cilat nuk kanë kompetenca”, përfundoi Ibrahimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat