Akuzat e rënda nga ish nënkryetari i LPK-së, zbulon me cilin shtet kishte bashkëpunuar Thaçi që ta ndajë Mitrovicën

Politika

Akuzat e rënda nga ish nënkryetari i LPK-së, zbulon me cilin shtet kishte bashkëpunuar Thaçi që ta ndajë Mitrovicën

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 25 korrik 2018 Në ora: 17:03
Hashim Thaçi

Tani 19 vite nga liria e fituar e shtetit të Kosovës nga armiku serb, këta të fundit ende po janë aktiv në shtetin e Kosovës, madje kanë uzurpuar disa pjesë të territorit të Kosovës. Në pjesën veriore të Mitrovicës, është vështirë që të kalosh andej e të jesh i qetë, pasi që shumica atje janë serb.

Ndër tjera, në institucionet e Kosovës kemi shtetas serb që veprojnë si zyrtarë të lartë në qeverinë e Kosovës.

Lidhur me këtë ka folur për “Bota sot” profesori Muhamet Kelmendi, i cili thotë se Thaçi në bashkëpunim me shtetin francez, e ndanë Mitrovicën dhe i larguan shqiptarët nga Mitrovica e Veriut.

Kurse më tutje shton se ky njeri (Thaçi) është ai që bashkëpunoi ngushtë për formimin e komunave serbe dhe kudo.

Sipas tij, Thaçi në pushtet i vendosi ose spiunët e UDB-së ose familjaret ( bujtë) e tradhtarëve të kombit shqiptar.

“Thaçi në bashkëpunim me shtetin francez, e ndanë Mitrovicën dhe i larguan shqiptarët nga Mitrovica e Veriut. Është po ashtu ky njeri që bashkëpunoi ngushtë për formimin e komunave serbe dhe kudo në pushtet i vendosi ose spiunët e UDB-së ose familjaret ( bujtë) e tradhtarëve të kombit shqiptar. Kjo shihet në prokurori, nëpër gjykata, në polici, nëpër ministri, në administratë e ku jo. Dhe, në vitin 2011 filloi veprimtarinë përfundimtare për shkatërrimin e Republikës”, thotë Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Më tej, Kelmendi thekson se është Thaçi, ai që së bashku me Vuçiqin, e formuan Listën Serbe dhe i futi në veprim bashkëqeverisjen e tij me këtë parti, ndërsa shton se Thaçi është shumë i vogël që të flet për punën e LPK-së, në të cilën Kelmendi ishte nënkryetar i saj.

“Është Thaçi që e formoi me Vuçiqin Listën Serbe dhe i futi në veprim bashkëqeverisjen me këtë listë. Kjo u sanksionua edhe në Kushtetutë. Thaçi bëri marrëveshje pas marrëveshje me Beogradin deri sa e bëri ndarjen e Kosovës. Tash në mbi 1/4 e territorit fare nuk ka qasje Prishtina. Priten në bashkëpunim me Vuçiqin edhe marrëveshje tjera të cilat de-jure do të ndajnë Republikën. E keqja është se kështu po humbim shumë territor. Po humb Veriu dhe disa qendra në mes. Po humb Lugina e Preshevës dhe çka mbetet! Asgjë. Kemi kështu një veprimtari tipike antishtetërore të Thaçi dhe të grupit rreth tij. Thaçi po ofendon duke i vlerësuar ne pseudopatriotë mendimet e tilla. Madje edhe armiqësore! Kjo mua nuk me pengon. Z. Thaçi e dine kush jam dhe sa kam punuar për çështje. Nuk është ai që mund të vlerëson punën e LPK-së dhe të ish shokëve të mi. Është tepër i vogël. Por, ky kështu, po e shkatërron Republikën. Me folur nuk është shumë dëme. Me nënshkruar marrëveshje dhe me krijuar spastrime të territorit si u bë me Mitrovicën Veriut kjo është armiqësi dhe e dënueshme. Lidhur me marrëveshjet me kriminelët

dhe me i amnistuar ata që duhet të dënohen, nuk është njerëzore. Aq me tepër me dhënë edhe medalje në erë të Presidentit elementeve proserbe, nuk është kombëtare Çdo kush ka të drejtë të shkoj ka do! Por në këtë rrugë nuk tolerohet të luhet me kombin. Në këtë moment kjo është armiqësi. E Thaçi po e vazhdon rrugën e tille. I qoftë për hajr”, shton tutje Kelmendi.

“Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në zyrën e presidentit për t’i komentuar këto se çka thotë Kelmendi për presidentit Thaçi, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat