Serbia e Thaçi fitues në dialog, Kosova humbëse dhe e mashtruar

Politika

Serbia e Thaçi fitues në dialog, Kosova humbëse dhe e mashtruar

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 27 korrik 2018 Në ora: 17:55
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Thaçi me deklaratat e tij kohëve të fundit për kompromiset e dhimbshme, që mund ta presin Kosovën, po mundohet që t’ua fus në kokë qytetarëve të Kosovës këtë ide, që atyre mos t’iu vije ky lajm papritur.

Njohësi i çështjeve politike Jeton Kelmendi, tha për “Bota sot” se kompromiset që i paralajmëron Thaçi, janë pamje reale dhe të njëjtën kohë të turpshme. Ai e quan Thaçin si një “antishqiptar i madh” që e ka vu Kosovën si hipotekë për shpëtimin e lëkurës së tij nga Gjykata Speciale.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se deklaratat e presidentit Thaçi, i cili paralajmëron kompromise me shtetin serb, mendoj se janë pamje reale dhe e turpshme e presidentit. Përfundimisht ai është një njeri antishqiptar tepër i madhe dhe unë mendoj se Thaçi ka kohë që e ka vu Kosovën në hipotekë për shpëtimin e lëkurës së tij dhe gjithçka  çfarë ai bën, është për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale. Kjo është tragjike për Kosovën dhe shqetësimi më i madhe është se pse jo Thaçi është në gjendje të bëj, sepse unë gjithmonë kam pasur dyshimet e mia të mbështetura në fakte për këtë figurë të komprometuar, por unë mendoj se tragjikja qëndron  pse faktori politik shqiptarë nuk bashkohen ta shkarkojë me çdo mënyrë presidentin Thaçi”, tha Kelmendi.

Sipas tij, Serbia po avancon në Bashkimin Evropian për shkak të Hashim Thaçit duke i dhënë poena politik shtetit serb, ndërsa Kosovës vetëm mashtrime dhe asgjë tjetër.

“Ky njeri shumë herë ka lëshuar pe ndaj Serbisë dhe është ky njeri që e ka quar Serbinë drejt integrimeve evropiane në BE dhe tragjikisht Kosova nuk ka përparuar asgjë. Pra, Thaçi i ka dhënë Serbisë poena drejt avancimit të saj në BE, ndërsa Kosovës i ka dhënë vetëm mashtrime dhe asgjë tjetër. Ka një seri mashtrimesh nga Hashim Thaçi dhe mendoj se populli duhet të mobilizohet për ta shkarkuar këtë njeri dhe më pas ta padisin për tradhti kombëtare në institucionet e drejtësisë, mirëpo jo në këto institucione në të cilat janë të kontrolluara nga Thaçi”, thekson Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat