Avdyli: Në Kuvend nuk ka debat konstruktiv, por akuza e fyerje

Politika

Avdyli: Në Kuvend nuk ka debat konstruktiv, por akuza e fyerje

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 28 korrik 2018 Në ora: 16:46
Kuvendi i Kosovës

Nga mungesa e interesimit të deputetëve për të marrë pjesë në seancat e kuvendit dhe nëpër komisionet parlamentare, po pësojnë qytetarët e vendit pasi që të zgjedhurit e tyre nuk po i mbushin pritshmërit e premtuara, që ndoshta ndonjë masë ndëshkuese për ta, do të ishte një “ujë i ftohët” që të vetëdijesohen.

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, thotë për “Bota sot” se kjo qeveri me 42 deputetë, nuk ka se si mos të ngecë dhe arroganca dhe fyerja e përfaqësuesve të PDK-së sipas tij, ka ndikuar te kjo.

Image
Haxhi Avdyli

“Kjo qeveri e pakicës ku vetëm 42 deputet shqiptarë e përkrahin, s’ka si të mos prodhojë vetëm bllokadë dhe ngecje. Dhe më keqja është arroganca dhe fyerja që ju bëhen nga Kadri Veseli, Memli Krasniqi e  deputetë tjerë po këtyre deputetëve për të cilët kanë nevojë për votën e tyre”, thotë Avdyli.

Mungesa e debatit konstruktiv e në vend të tyre akuza, fyerje dhe sulme fizike në kuvendin e Kosovës, ka ndikuar që të minimizohet puna e parlamentit, shton tutje Haxhi Avdyli.

“Aty s’ka debat konstruktiv por ka shumë akuza e fyerje, e deri në sulme siç ndodhi me rastin e rrëshqitjes së Xhavit Halitit, e raste tjera. Por ky koalicion i shkapërderdhur s’ka më argumente të fjalës për të qëndruar në pushtet tani përmes degradimit të kuvendit dhe minimizimi të rolit të saj, po duan ta shtyjnë edhe ndonjë javë në postet e tyre të pamerituara, ku nga mosdija dhe shpesh edhe qëllime korruptive kanë katandis këtë vend si më së keqi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat