Si ishte tallur grupi i Thaçit me Gjergj Dedajn për një makiato dhe si ishte rrahur?

Politika

Si ishte tallur grupi i Thaçit me Gjergj Dedajn për një makiato dhe si ishte rrahur?

Nga Më 1 gusht 2018 Në ora: 19:41
Gjergj Dedaj dhe Hashim Thaçi

Tani ambasador në Maqedoni, e para disa dite zëvendësministër i punëve të jashtme, Gjergj Dedaj po ka raporte të mira me krerët e shtetit, sidomos me presidentin Hashim Thaçi.

Mirëpo, kohë më parë Dedaj e kishte akuzuar Thaçin se e kishte torturuar gjatë luftës, e më pas, pasi fitoi poste publike, Dedaj u tërhoq nga ky qëndrim.

Lidhur me këtë, Naim Miftari ish agjent i SHIK-ut, tregon për “Bota sot” se si ishte torturuar Dedaj nga Thaçi dhe grupi i tij dhe në cilin vend.

Image
Naim Miftari

“Gjergj Dedën apo kryetarin e përjetshëm të PLK-së, e kishin dërguar me disa tjerë në shkollën fillore të Baices ku ishte kasarna ku flinin dhe qëndronin ushtarët e UÇK. Dedën dhe të tjerët delegat pasi i kishin pyetur për misionin e tyre, e kishin tallur se kush është për Kafe makiato dhe Deda pasi kishte kërkuar Makiato, kishte hëngër shpulla e grushte nga miku i tij dhe shoqëruesit e  "nobelistit" Hashim Thaçit, të cilin pasi e ngriti Dedën në pushtet e bëri Hashim Thaçin super hero edhe për çmimin Nobel e propozoj. Por vetëm kur e mori në pushtet, se më parë i dimë deklaratat kur Thaçin e quante kriminel që e kishte malltretuar gjatë atij arrestimit në Qirez”, thotë Miftaraj.

“Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në presidencë për të marrë informata më tepër lidhur me këtë, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat