Plani ogurzi: Kosova po kërcënohet nga copëtimi

Politika

Plani ogurzi: Kosova po kërcënohet nga copëtimi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 2 gusht 2018 Në ora: 21:09
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Koncepti i shkarkimit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, sikur që ka potencuar Akademik Nexhat Daci, nuk riparon pasojën nëse bëhet kompromisi i dhimbshëm.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, ku sipas tij nuk është edhe aq shumë e rëndësishme që të merremi me rrugën kushtetuese të shkarkimit të një presidentit Thaçi.

“Në rend të parë është idealizmi kombëtar qe të parandalojnë çfarëdo kompromisi të dhimbshëm apo edhe copëtim të radhës të trojeve shqiptare në shekullin XXI. Në lidhje me këtë çështje kaq të ndjeshme, nëse hapet rruga, Kosova ka lider të tillë që njohin politikën, diplomacinë dhe strategjinë sllave për të qenë të paktën të barabartë me Vuqiçin dhe me diplomacinë serbe në tavolinë. Historia na mëson se shqiptarët asnjëherë nuk kanë humbur në fushën e nderit, por në mungesë të unitetit dhe të panjohurave të mjaftueshme politike, e diplomatike, tryezat e bisedimeve kanë qenë fatale për shqiptarët dhe me rrezik që edhe tani të përsëritet”, ka thënë Haziri.

Image
Ismet Haziri

Sipas tij, tani kur sërish Kosova po kërcënohet nga copëtimi apo nga ndonjë planë tjetër ogurzi dhe nuk do të funksionon si tërësi integrale, të gjithë duhet ngritur vigjilencën dhe me vendosmëri të pa tundur të duhet të parandalohet kjo marrëveshje, që do ta dëmtojë Kosovën dhe në tërësi interesin shqiptarë.

“Fundi i fundit nëse është prapë marrëveshja produkt Evropian që të triumfojë paqja, ne në të kaluarën kemi bartur mbi kurrizin tonë marrëveshje të tilla, sikur që janë quajtur “Konferenca të Paqes” e që në fakt është copëtuar e masakruar tërësia territoriale shqiptare. Andaj konsiderojë se një marrëveshje e tillë, nuk duhet pranuar assesi asnjë shqiptar edhe me çmimin e luftës, ngase Evropa nuk mundë të prodhojë paqe, duke copëtuar në çdo shekull territore tona. Këtë që potencova më lartë ndoshta mund të jetë edhe një paragjykim, apo edhe të tingëllojë si radikalizëm, por nëse ndodhë ndarja apo copëtimi territorial, Kosova mjerisht do ta humbë kuptimin si shtet, madje do ta humbë edhe kuptimin, sakrificën njëqind vjeçare si dhe rezistencën e brezave për çlirim të Kosovës, pasi jemi lodhur nga kompromisi dhe është koha të themi “mjaftë më kompromis”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat