LDK-ja deklarohet rreth planit të Vetëvendosjes për shkarkimin e Thaçit

Politika

LDK-ja deklarohet rreth planit të Vetëvendosjes për shkarkimin e Thaçit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 gusht 2018 Në ora: 21:20
Kryesia e LDK-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një interviste ka paralajmëruar shkarkimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi përmes protestave.

“Nëse ky president nuk zmbrapset nga kjo aventurë personale, me dëme kombëtare dhe nëse na i pamundësojnë zgjedhjet reja demokratike këtë vjeshtë, atëherë bëhen të paevitueshme demonstratat e fuqishme gjithë popullorë, të cilat do të na sjellin në Kosovë një vjeshtë të nxehtë, që do ta rris trysninë mbi këtë regjim”, tha Kurti.

Image
Naser Rugova

Por, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova nuk është i mendimit të njëjtë me Kurtin, pasi që ai sugjeron se do të duhet të ndiqen rrugët ligjore për të shkarkuar Thaçin.

Për më tepër, ai ka deklaruar se metodat jo kushtetues mund të tensionojnë edhe me shumë situatën konfuze politike në vend. “Kushtetuta e vendit përcakton saktë shkarkimin e presidentit të Kosovës, konsideroj që rruga ligjore është rruga e vetme e një hapi të tillë, metodat tjera që bien ndesh me rrugën kushtetuese dhe ligjore, konsideroj se mund ta tensionojnë edhe me shumë situatën edhe ashtu tejet konfuze politike që mbretëron në vend. Masat e tilla merren kur mbyllen të gjitha rrugët tjera dhe rrezikohet rendi kushtetues i vendit”, ka thënë Rugova për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat