Kompromiset e Thaçit me Serbinë, Gjykata Speciale nuk e ndal punën

Politika

Kompromiset e Thaçit me Serbinë, Gjykata Speciale nuk e ndal punën

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 15 gusht 2018 Në ora: 22:52
Gjykata Speciale

Deklaratat e fundit të presidentit Thaçi lidhur me kompromiset që mund të ndodhin gjatë fazës finale të dialogut me Serbinë, duket se e lanë nën hije një çështje po ashtu relevante për Kosovën, atë të Gjykatës Speciale.

Mirëpo sa mund të ndikojnë politikat e brendshme të Kosovës, në punën e Dhomave të Specializuara.

Gazeta “Bota sot” ka kontaktuar me zyrën për komunikim të Gjykatës Speciale ku këta të fundit janë shprehur se Dhomat e Specializuara vazhojnë punën pavarësisht prej zhvillimeve politike në Kosovë.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre në përputhje me Ligjin e miratuar për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe amendamentin kushtetues, pavarësisht zhvillimeve politike në Kosovë”, kanë deklaruar nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat