Ja pse Vetëvendosje nuk mund ta rrëzojë Thaçin nga posti i presidentit - Bota Sot
Ja pse Vetëvendosje nuk mund ta rrëzojë Thaçin nga posti i presidentit

Politika

E diel, 23 shtator 2018

Ja pse Vetëvendosje nuk mund ta rrëzojë Thaçin nga posti i presidentit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 16 gusht 2018 Në ora: 11:25
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani, ka deklaruar se pa u bërë bashkë Vetëvendosje me LDK-në dhe partitë tjera opozitare ka pak gjasa ta rrëzojë Thaçin.

Image
Blerim Burjani

“VV nuk ka pas asnjëherë fuqi protestuese gjithëpopullore,  andaj pak a hiq s`ka gjasa ta rrëzojë Thaçin VV, pra nuk ka njerëz përkrahës pa u bë bashkë me LDK, dhe pjesën tjetër opozitare, pra bashkohet opozita dhe qytetaret krijojnë përshtypjen se diçka e keqe do të mund të ndodh atëherë dalja masive mund të qoj shtetin në zgjedhje por jo edhe rrëzimin e Thaçit, tash varet nga bindja që mund të ndodh i qytetarëve, pra pa e bind qytetarin për një gjë të tillë që Thaçi po bënë diçka keq për shtetin”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, më e keqja e madhe është se vendi nuk ka lidership adekuat të përgatitur politikisht.

“E vërteta është se kjo klase politike nuk ka gjasa të zgjidhe problemet e mëdha siç është dialogu me Serbin, Thaçi e ka guxim edhe pse mund të jetë i dëmshëm, LDK nuk ka lidership për vendimmarrje dhe guxim, me VV as nuk ka arsye askush të merret, nuk janë thjesht për kurrgjo përveç me kritikues, nuk ka  njerëz të përgatitur për tema të tilla, Kosova nuk ka lidership adekuat të aftë të përgatitur të mençur politikisht, kjo është e keqja më e madhe”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test