Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se prokuroria duhet ta ndjekë penalisht presidentin Thaçi, kjo ngase ai ka shkelur ligjin dhe kushtetutën e vendit me deklaratat e tij.
Tutje, Bytyçi ka thënë se presidenti Thaçi duhet të ndëshkohet edhe nga opozita ,qeveria ,madje edhe nga partia e presidentit Thaçi.
“Opozita, shoqëria civile, gjykata kushtetuese, prokuroria e shtetit, vetë qeveria e parlamenti, madje dhe partia më e madhe në pushtet e zotit Thaçi janë para një momenti historik: Të rezistojnë dhe ta mundin Hashim Thaçin në betejën për Kosovën, ose të nënshtrohen dhe t’i venë vilën e zezë vetes së tyre. Pra ose bashkëpunëtorë me Thaçin, Ramën e Vuçiqin, ose kundërshtarë të pakopromis në interes madhor të Kosovës dhe të shqiptarëve! Kjo është deviza. Kur përmenda gjykatën kushtetuese, ajo duhet ta shkarkojë presidentin e vendit. Kur përmenda prokurorinë, ajo duhet ta ndjekë penalisht Hashim Thaçin. Të dyja për shkak se presidenti Hashim Thaçi ka shkel ligjin dhe kushtetutën e vendit me deklarat e tij. Po të deklaroheshin kësisoj kundërshtarët e Thaçit, presidenti do të kishte urdhëruar ndëshkimin penal. Po për atë pse nuk paska ndëshkim?!”, ka përfunduar profesor, Enver Bytyçi.