Vetëvendosje paralajmëron protesta deri në rrëzimin e Thaçit

Politika

Vetëvendosje paralajmëron protesta deri në rrëzimin e Thaçit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 gusht 2018 Në ora: 08:31
Foto ilustrim "Bota sot"

“Pra mendimi im është se Hashim Thaçi duhet të hiqet me protesta nga funksioni sepse me kapjen e pushteteve dhe Gjykatës Kushtetuese që i ka bërë është e vështirë apo e pamundur që të hiqet nga pozita. Hashim Thaçi duhet urgjentisht që të hiqet nga pozita e presidentit të vendit pasi që qëndrimi i tij është tejet i dëmshëm dhe shumë i rrezikshëm për vendin. Ky njeri tanimë ka filluar haptas të luaj me fatin e vendit dhe si duket edhe ka filluar të hyje në konflikt tanimë të hapur me miqtë tanë perëndimor.. Popullit i ka ardhur në maje hunde Thaçi protestat janë të domosdoshme”, ka deklaruar Millaku për “Bota sot”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po shihet si “rrezikuesi” më i madh i vendit, kjo pas idesë së tij për korrigjimin e kufijve më Serbin. Për  t`i shmangur dëmet që priten të shkaktohen nga ai është propozuar largimi i tij nga posti i presidentit të vendit. Metoda që e ka paralajmëruar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është protesta.

“Nëse ky president nuk zmbrapset nga kjo aventurë personale, me dëme kombëtare dhe nëse na i pamundësojnë zgjedhjet reja demokratike këtë vjeshtë, atëherë bëhen të paevitueshme demonstratat e fuqishme gjithë popullorë, të cilat do të na sjellin në Kosovë një vjeshtë të nxehtë, që do ta rris trysninë mbi këtë regjim”,  ka thënë Kurti gjatë kësaj interviste.

Në përfundim vije se Thaçi do të duhet të shkarkohet nga posti i presidentit, por sa do të jetë funksionale kjo mënyrë e paralajmëruar nga Kurti mbetet të shihet.

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se, ekzistojnë dy mënyra për largimin e Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës.   

Image
Naser Rugova

Rugova: Masat e tilla merren kur rrezikohet rendi kushtetues

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova nuk është i mendimit të njëjtë me Kurtin, pasi që ai sugjeron se do të duhet të ndiqen rrugët ligjore për të shkarkuar Thaçin.

Për më tepër, ai ka deklaruar se metodat jo kushtetues mund të tensionojnë edhe me shumë situatën konfuze politike në vend.

“Kushtetuta e vendit përcakton saktë shkarkimin e presidentit të Kosovës, konsideroj që rruga ligjore është rruga e vetme e një hapi të tillë, metodat tjera që bien ndesh me rrugën kushtetuese dhe ligjore, konsideroj se mund ta tensionojnë edhe me shumë situatën edhe ashtu tejet konfuze politike që mbretëron në vend. Masat e tilla merren kur mbyllen të gjitha rrugët tjera dhe rrezikohet rendi kushtetues i vendit”, ka thënë Rugova për “Bota sot”.

Image
Drita Millaku

Millaku: Hashim Thaçi duhet të hiqet me protesta nga funksioni

Ndërsa, deputetja nga partia e Kurtit, Drita Millaku ka dhënë mendimin e saj personal rreth kësaj çështje, e cila ka thënë se mbajtja e pushtetit po bëhet në mënyrë mafioze.

“Me këtë rast po shprehi mendimin tim personal dhe mendoj se kalimi normal i pushtetit është i pamundur për arsye se jemi dëshmitarë të mbajtjes së pushtetit nga pakica parlamentare. Pra jo vetëm marrja por edhe mbajtja e pushtetit është bërë dhe bëhet në mënyrë mafioze me plot mekanizma mafioz”, ka potencuar ajo.

Për më tepër, ka shtuar se presidenti Thaçi duhet të hiqet përmes protestave,  pasi që ka filluar haptas të luaj me fatin e vendit. Ajo mendon se, Gjykata Kushtetuese e ka të pamundur ta largojë atë nga pozita e presidentit.

“Pra mendimi im është se Hashim Thaçi duhet të hiqet me protesta nga funksioni sepse me kapjen e pushteteve dhe Gjykatës Kushtetuese që i ka bërë është e vështirë apo e pamundur që të hiqet nga pozita. Hashim Thaçi duhet urgjentisht që të hiqet nga pozita e presidentit të vendit pasi që qëndrimi i tij është tejet i dëmshëm dhe shumë i rrezikshëm për vendin. Ky njeri tanimë ka filluar haptas të luaj me fatin e vendit dhe si duket edhe ka filluar të hyje në konflikt tanimë të hapur me miqtë tanë perëndimor.. Popullit i ka ardhur në maje hunde Thaçi protestat janë të domosdoshme”, ka deklaruar Millaku për “Bota sot”.

Image
Muhamet Kelmendi

Dy rrugët ligjore sipas Kelmendit

Ndërkaq, njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, ka thënë se, ekzistojnë dy rrugë për shkarkimin e ndonjë pushtetari apo edhe të tërë qeverisë. Sipas tij, rruga e parë është nëpërmjet Kuvendit, kurse e dyta është nëpërmjet demonstratave.

“Në kuadër të demokracisë dhe të organizimit demokratik të vendit hanë çdo herë dy rruge mbi shkarkime të ndonjë pushtetari apo edhe të tërë qeverisë. Rruga e parë është ajo nëpërmjet organeve kompetente, përkatësisht nëpërmjet Kuvendit, duke i bërë votat dhe duke e shkarkuar. Së dyti, është rruga nëpërmjet demonstratave, të cilat sikundër dihen, shkarkojnë pushtete dhe ndryshojnë edhe sisteme politike”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

I pyetur nga “Bota sot” se a mund të arrihet shkarkimi i Thaçit nga protestat, ai është deklaruar se ajo varet nga niveli i manifestimeve dhe pjesëmarrja nëpër demonstrata

“Sa do të arrihet kjo nga ana e VV është një çështje tjetër. Ajo varet nga niveli i manifestimeve dhe pjesëmarrja nëpër demonstrata. Nëse ato janë të nivelit paralizues të shtetit natyrisht se shkarkohen president , kryeministër e parlamentar. Madje detyrohet vendi të shkoj edhe në zgjedhje të reja. Por këtë rruge konfliktuoze nuk ia dua vendit tim aktualisht. Janë mekanizmat demokratik qoftë parlamentar, qoftë jashtë parlamentit, të cilat e përmirësojnë jetën e qytetareve. Kjo është rruga me e mire”, ka potencuar Kelmendi për “Bota sot” .

Image
Faik Krasniqi

Krasniqi: Rruga e vetme ngelen protestat gjithë popullore

Kurse, analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se është e vështirë shkarkimi i presidentit Thaçi përmes rrugëve ligjore.

“Ka shumë elemente për shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit, që do të duhej të shkarkohej Presidenti Thaçi. Por, Gjykata Kushtetuese është kryekëput në shërbim të tij dhe klanit Pronto, prandaj do të ishte vështirë shkarkimi i tij në rrugët ligjore, edhe pse ai ka shkelur dhe shkel çdo ditë Kushtetutën e Republikës se Kosovës” është shprehur ai.

Sipas tij,  e vetmja mënyrë për shkarkimin e Thaçit nga posti i presidentit është që përmes protestave të detyrojnë atë të japë dorëheqje.

“Kështu që rruga e vetme ngelen protestat gjithë popullore, deri në shkarkimin e tij. Protestat gjithë popullore do ta detyronin të japë dorëheqje!”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Burjani: VV nuk ka pas asnjëherë fuqi protestuese gjithë popullore

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani ka deklaruar se, pa u bërë bashkë VV-ja me LDK-në dhe partitë tjera opozitare ka pak gjasa ta rrëzojë Thaçin.

“VV nuk ka pas asnjëherë fuqi protestuese gjithë popullore,  andaj pak a hiq s`ka gjasa ta rrëzojë Thaçin VV, pra nuk ka njerëz përkrahës pa u bë bashkë me LDK, dhe pjesën tjetër opozitare, pra bashkohet opozita dhe qytetaret krijojnë përshtypjen se diçka e keqe do të mund të ndodh atëherë dalja masive mund të qoj shtetin në zgjedhje por jo edhe rrëzimin e Thaçit, tash varet nga bindja që mund të ndodh i qytetarëve, pra pa e bind qytetarin për një gjë të tillë që Thaçi po bënë diçka keq për shtetin”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, më e keqja e madhe është se vendi nuk ka lidership adekuat të përgatitur politikisht.

“E vërteta është se kjo klase politike nuk ka gjasa të zgjidhë problemet e mëdha siç është dialogu me Serbinë, Thaçi e ka guxim edhe pse mund të jetë i dëmshëm, LDK nuk ka lidership për vendimmarrje dhe guxim, me VV as nuk ka arsye askush të merret, nuk janë thjesht për kurrgjo përveç me kritikues, nuk ka njerëz të përgatitur për tema të tilla, Kosova nuk ka lidership adekuat të aftë të përgatitur të mençur politikisht, kjo është e keqja më e madhe”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat