Deputetja e VV-së ka një pyetje për Lumezin, tregon zgjidhjen pas akuzave të Blakajt

Politika

Deputetja e VV-së ka një pyetje për Lumezin, tregon zgjidhjen pas akuzave të Blakajt

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 20 gusht 2018 Në ora: 20:30
Aleksandër Lumezi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se ish-prokurori, Elez Blakaj, me deklaratën e tij i shpalosi rrënjët e krimit dhe tregoi se shtetarët e Kosovës janë mafi dhe i kanë të gjitha segmentet e shtetit në duart e veta.

Image
Drita Millaku

“Prokurori i Prokurorisë Speciale i dorëhequr Elez Blakaj me deklaratën e sotme i shpalosirrënjët e krimit dhe tregoi se shtetarët e Kosovësjanë mafi dhe i kanë të gjitha segmentet e shtetit në duart e veta. Unë mendoi se dorëheqje duhet të japë kryeprokurori Lumezi i cili duhet të tregojë presionet dhe shantazhet që i janë bërë krejt kjo duhet të përcillet nga një Vetting në prokurori dhe në polici”, thotë Millaku.

Deputetja e Vetëvendosjes mendon se është një situatë e rëndë dhe mjaft e rrezikshme e cila kërkon edhe reagimin e qytetarëve.

“Kjo është një situatë e rëndë dhe mjaft e rrezikshme e cila kërkon një reagim qytetar. Momenti në tëcilën ndodhet vendi ështëshumëdelikatë dhe nuk lejon që mafia politike t’i udhëheqkëto procese si në rrafshin kombëtarë ashtu edhe ne atëndërkombëtarë”, shprehet deputetja e VV-së.

Tutje, Millaku pyet kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, se a kanë pasur imunitet deputetët arrestuar për shkak të gazit lotsjellës apo ky imunitet është i vlefshëm vetëm për ish-shefin e SHIK-ut.

“Dua të ju kujtojë zhagitjen e zgjedhjes së Lumezit, ajo zgjati mbi 6 muaj deri sa hyri nën urdhrat e mafisë, por njëherit kam edhe një pyetje për Lumezin se a kanë pasur imunitet deputetët arrestuar e të burgosur e të dënuar për shkak të gazit lotsjellës apo ndoshta ky imunitet vlen vetëm për shefin e SHIK-ut,Kadri Veseli”, shtoi ajo.

Krejt në fund, Millaku shprehet e bindur se këtë situatë e zgjidhin vetëm protestat dhe nuk ka rrugë tjetër në Kosovë.

“Jam tejet e bindur se këtë situatë e zgjidhin protestat dhe nuk ka rrugë tjetër në Kosovë, duhet revolucion dhe me ja shkule rrënjët mafias që ka kapur shtetin”, përfundoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat