Kërkohet kthimi në Prokurori i Blakajt dhe dorëheqja e Kadri Veselit dhe Aleksandër Lumezit

Politika

Kërkohet kthimi në Prokurori i Blakajt dhe dorëheqja e Kadri Veselit dhe Aleksandër Lumezit

Nga: N.SH Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:00
Aleksandër Lumezi, Kadri Veseli, Elez Blakaj

Balli Kombëtar Demokrat e sheh shumë serioze dhe shqetësuese faktin se sot u zyrtarizua kapja e shtetit në Kosovë, e që janë të pranishëm në institucionet tona, si rasti konkret i kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Kryetari i BKD për Kosovë, Gazmend Islami për gazetën “Bota sot”, thotë se, ne po jetojmë nën ombrellën e politikanëve të kapur dhe njerëzve të papërgjegjshëm.

“Rrëfimi rrëqethës i prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, ku ai thotë haptas se ishte i kërcënuar dhe nën presion nga Lumezi për shkak se kishte kërkuar intervistim z. Kadri Veselin (madje edhe si dëshmitar) për manipulimet me listat e veteranëve, do të thotë se ne jetojmë nën ombrellën e politikanëve të kapur dhe njerëzve të papërgjegjshëm”, thotë Islami.

“Ne si Balli Kombëtar Demokrat, deklarojmë publikisht se jemi në gjendje ta mirëpresim dhe ta mbrojmë në çdo mënyrë kthimin e Elez Blakajt në detyrën e tij, për ta quar deri në fund rrugëtimin për kapjen e atyre që janë sinonim i të keqes”, thekson ai.

Sipas tij, duhet të ndodh sa më shpejt dorëheqja e Kadri Veselit dhe Aleksandër Lumezit.

“Gjithashtu, jemi të gatshëm që përmes mbështetjes së popullit, të organizojmë protesta , në drejtim të po këtyre njerëzve që po i përmend prokurori Blakaj se e kanë penguar punën e tij të drejtë dhe për një qëllim. Dorëheqja e Veselit dhe e Lumezit duhet të ndodh patjetër dhe sa më shpejtë”, përfundon Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat