“Investigimi, para 20 vitesh Tirana ishte dakord me Milosheviçin për ndarjen e Kosovës”

Politika

“Investigimi, para 20 vitesh Tirana ishte dakord me Milosheviçin për ndarjen e Kosovës”

Nga: P.R Më: 21 gusht 2018 Në ora: 19:55
Ish kryeministri socialist i Shqipërisë, Fatos Nano dhe Krimineli, kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

“Së shpejti investigimi: Para 20 vitesh Tirana zyrtare ishte dakord me Milosheviçin për ndarjen e Kosovës”, është ky paralajmërimi i bërë  në faqen e tij në fcebook nga Enver Bytyci, profesor, doktor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Bota sot”, ka kontaktuar me profesorin ndërkombëtar, Enver Bytyçin për të marrë më shumë informacione rreth kësaj, por ai ka thënë se më shumë do të flasë kur të vijë momenti i duhur.

Image
Enver Bytyçi

“Sipas të dhënave dhe informacioneve në vitin 1998 është hartuar një projekt – propozim nga qeveria e socialistëve të asaj kohe për ndarjen e Kosovës. Propozimi përfshin ndryshimin e Kufijve jo vetëm midis Serbisë dhe Kosovës, por edhe midis Shqipërisë dhe Kosovës. Por bashkimi me Shqipërinë ishte kategorikisht i përjashtuar edhe në rastin e ndarjes së Kosovës. Më konkretisht do të shprehem në momentin e duhur”, ka thënë Bytyçi për gaztën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat