Arifi: Parcelizimi i Luginës ua rrezikon jetën e shqiptarëve

Politika

Arifi: Parcelizimi i Luginës ua rrezikon jetën e shqiptarëve

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 gusht 2018 Në ora: 20:09
Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është pyetur nga  “Bota sot” se a i rrezikohet jeta banorëve shqiptarë me korrigjimin  e kufijve të Kosovës.

Ai ka thënë për “Bota sot” se nuk do t`i rrezikohet, por vetëm në rast se do bëhet parcelizimi i Luginës.

 “Ka dy këndvështrime: a) në qoftë se ne i bashkangjitemi si tërësi territoriale nuk do rrezikohet askush pasi që e dimë se dëshira dhe vullneti i kësaj popullate daton qysh prej 1992. b) do jetë rrezik i madh në qoftë se do bëhet parcelizimi i Luginës, pasi që do mbesë një pjesë e territorit dhe disa Shqiptar në vazhdimësi nën administrimin Serb dhe si quitessenz rrezikohen të asimilohen apo të shpërngulen”, ka potencuar Arifi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat