Komandantët e rrejshëm nuk i duan prokurorët e ndershëm

Politika

Komandantët e rrejshëm nuk i duan prokurorët e ndershëm

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 gusht 2018 Në ora: 07:01
Foto ilustrim "Bota sot"

Rasti i fundit me prokurorin Elez Blakaj më së miri gjendjen reale të një shteti të kapur nga mafia politike, e cila është në gjendje të bëjë çdo gjë për qëndruar në pushtet. Realisht kjo vetëm sa e thellon edhe më shumë dëshpërimin e qytetarëve, të cilët janë të detyruar të ikin nga ky vend. Faktikisht viteve të fundit jemi përballur me shifra të frikshme të emigrantëve që kanë mbërritur në dyert e shteteve të ndryshme te Evropës, pjesa më e madhe e tyre janë nga Siria, Libani, Iraku Jordania etj.

Të gjitha këto shtete kanë një emërues të përbashkët, luftën qe po zhvillohet në vendet e tyre ku paralelisht një eksod ( në heshtje ) të tillë po kalon edhe Kosova. Shqiptarët shesin çfarë kanë, lëne pas çdo gjë dhe ikin në vende të ndryshme të Evropës dhe sa më larg madje. Arsyet pse ikin shqiptarët e Kosovës janë: Shqiptarët ikin se pari pasi janë të varfër. Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare një në tre shqiptarë është në varfëri absolute dhe ekstreme. Nga një sondazh  i publikuar kohët e fundit, rezulton që 53% e familjeve në Kosovë jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute. Rreth 10% e tyre janë në nivelin e varfërisë ekstreme.

Pastaj shqiptarët ikin sepse u zhgënjyen nga premtimet elektorale të partive politike për rritjen e punësimit, shëndetësi dhe arsim cilësor, liberalizim vizave etj, të cilat ishin veç premtime boshe. Ata premtuan 300 mijë vende pune, në këtë mënyrë shqiptarët humbën besimin tek politika. Kosova është shndërruar me shpejtësi në një vend të pashpresë, ku gjithkush rreket të largohet e të kërkojë azil nëpër Evropë. Në kontaktet e përditshme me njerëz vërehet pesimizmi i tyre për ditë të mira , papunësi dhe varfëri e madhe, pastaj mungesë drejtësie etj., të cilat nxitën nga keqqeverisjet e deritashme dhe mungesa e besimit për të ardhmen.

Derisa qeveritarët te cilët janë të dyshuar por madje edhe të akuzuar për vënien e një pasurie marramendëse nëpërmjet korrupsionit dhe posteve publike që mbajnë aktualisht dhe në te shkuarën, nuk u dënua deri me sot për shpërdorim të posteve publike pavarësisht shumë padrejtësive.

Shqiptarë janë të bindur për korrupsionin aktiv dhe pasiv të këtyre politikanëve dhe zyrtarëve të lartë që mbesin pa u ndëshkuar, asnjeri nga këta nuk mban përgjegjësi ligjore, po ashtu nuk mundem të mos përmend faktin që një pjesë e madhe e sistemit të drejtësisë shqiptare është e korruptuar dhe të drejtë ka kush është në pushtet, kush ka para dhe  kush ka lidhje të fuqishme me shtetin, botën e krimit. Në një shtet ku prokuroret e ndershëm kërcënohen, dhe shteti tallet me ta, ngreh alarmin për gjendjen e mjerueshme dhe shpresën e vdekur se këtu një ditë do të bëhet mire.

Elez Blakaj është rasti i parë që një prokuror kërcënohet publikisht, derisa shumë të tjerë janë detyruar në heshtje të largohen pas kërcënimeve dhe shantazheve. Derisa edhe gazetarët janë kërcënuar dhe vrarë, për shkak të pasqyrimin të gjendjes faktive, shteti i krimit vetëm sap o betonizohet,. Prandaj, është koha e fundit që të largohet nga skena kjo klasë politike në pushtet, e cila po katandis të tashmen dhe të ardhmen, Kosova po vdes nga kjo klasë politike, e cila duhet ndalur me çdo kusht. Sot një prokuror, dje një gazetar e nesër edhe qytetari i rëndomtë do përndiqet nga pushtetarët, që në emër të luftës po e fundosin vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat