Zbulohet ku dhe nga kush është përgatitur skenari për ndarjen e Kosovës

Politika

Zbulohet ku dhe nga kush është përgatitur skenari për ndarjen e Kosovës

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 1 shtator 2018 Në ora: 20:50
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, ka thënë për “Bota sot” se debati për këmbim territoresh, për korrigjim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës ka dëmtuar imazhin e vendit, ndërsa thekson se Beogradi me këtë diskutim të sajuar e të mbështetur me militantizmin e Shejshelit nga ana e Hashim Thaçit i ka arritur që tani objektivat e veta.

“Debati për këmbim territoresh, për korrigjim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës ka dëmtuar imazhin e vendit, ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në raport me faktorin ndërkombëtar si dhe ka shkatërruar linjat e diskutimit në këtë dialog me Serbinë. Kjo do të thotë se Beogradi me këtë diskutim të sajuar e të mbështetur me militantizin e Shejshelit nga ana e Hashim Thaçit i ka arritur që tani objektivat e veta, edhe nëse heq dorë nga ndryshimi i kufijve. Tashmë Kosova është në krizë vendimmarrjeje”, është shprehur Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

Ai ka shtuar tutje se opsioni i ndarjes është përgatitur në Tiranë dhe Beograd nga Vuçiq dhe Edi Rama, ndërsa është mbështetur nga Hashim Thaçi.

“Krerët politikë të saj janë në konflikt të hapur me njëri-tjetrin, sepse opsioni i ndarjes i ideuar nga Vuçiq dhe Edi Rama dhe i mbrojtur me aq zell nga Hashim Thaçi i kanë ndarë ata. Në këto kushte, kur presidenti manovron me mashtrime dhe triblime të ditë për ditëshme dhe ka autoritet mbi politikën e Kosovës, nuk është e lehtë që të rikompozohet një grup tjetër dialogues. Kjo do të thotë se Thaçi e ka futur edhe dialogun në qorrsokak. Dhe kam përshtypjen se gjithçka e ka bërë qëllimisht, sipas një skenari të përgatitur në Tiranë dhe në Beograd. Prandaj kanë dalë jashtë agjendës së dialogut tema të tilla krimet e luftës, kërkesa për dëmshpërblim dhe për kërkim ndjese publike e kështu me radhë. Duhet të kuptojmë se zoti Thaçi e solli Serbinë përsëri në Kosovë. Ai e shndërroi pas gati 30 vitesh problemin e Kosovës në një problem serb. Kosova ishtë prej vitit 1989 një problem ndërkombëtar, ndërsa propozimet e Thaçit për ndryshim të kufijve e kanë shndërruar problemin e Kosovës në një problem serb, për të cilin do të kujdesen tre çakej, Fredirca Mogherini, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq”, është shprehur Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat