“Më keq është karrieristi se tradhtari” - Bota Sot
“Më keq është karrieristi se tradhtari”

Politika

E premte, 21 shtator 2018

“Më keq është karrieristi se tradhtari”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 7 shtator 2018 Në ora: 14:00
Teuta Rugova

Qëndrimi i deputetes se LDK-së, Teuta Rugova në seancën e thirrur nga pozita nuk u komentua mirë nga deputetët e tjerë të LDK-së gjithashtu edhe nga pjesa tjetër e opozitës.

Ishte kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili tha se Teuta Rugova është marr peng.

“Kosova është shtet i kapur, kurse Teutë Rugova është e marrë peng para syve të dy milionë qytetarëve”, ka shkruar Kurti, përcjellë “Bota sot”.

Njeriu me i afërt i familjes Rugova, Astrit Haraqija në një bisedë me gazetën “Bota sot” ka thënë se është për të ardhur keq se si flasin për Teuta Rugovën.

Image
Astrit Haraqija

Haraiqija ka theksuar se më i keq është karrieristi se tradhtari, ngase karrieristi për karrigë jep të gjitha.

“Ai që ka thënë që e kanë marrë peng ai duhet me tregu, unë se di..... A këta që po folin për Teutën mazamakeq ku jena ardhë si LDK-ja sa prehen  te VLANi pastaj te Hashimi me qeveris.... tash me fol këta për Teutën kuku për ne, por shyqyr qe janë zgjedhjet e partisë e qysh kanë  ardh dhe shkojnë, mos harro më keq është karrieristi se tradhtari, se atë e njeh e sheh tradhtarin por karreristi për karrigë i jep të gjitha”, ka thënë ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test