Deputetja e VV-së tregon zgjidhjen për të dalë vendi nga kriza - Bota Sot
Deputetja e VV-së tregon zgjidhjen për të dalë vendi nga kriza

Politika

E premte, 21 shtator 2018

Deputetja e VV-së tregon zgjidhjen për të dalë vendi nga kriza

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 7 shtator 2018 Në ora: 14:31
Lëvizja Vetëvendosje

Kuvendi ka filluar sesionin vjeshtor me dy seanca të thirrura por që të dyja kanë dështuar.

Arsye për këtë ka qenë mungesa e kuorumit si për opozitën, si për partitë në pushtet.

Se a mund të futet vendi në krizë nëse vazhdon dështimi i seancave, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se situata në Kuvend është e tillë që opozita ka më shumë numra, por nuk i ka mjaftueshëm sa për ta rrëzuar atë.

Image
Drita Millaku

“Situata reale në Kuvendin e Kosovës është e tillë që opozita ka realisht dhe faktikisht më tepër deputetë se pozita e duke i hequr Listën Srpska e cila ka kohë që është pasive por edhe opozita nuk i ka numrat (61) për ta rrezuar qeverinë, pra kriza në Kuvend është evidente. Pozita ka 38 deputetë shqiptarë, ndërsa opozita ka 58 deputetë shqiptarë”, është shprehur ajo.

Sipas Millakut, zgjidhja më e mirë do të ishte që Kuvendi të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje, pasi integriteti territorial i Kosovës është sulmuar dhe qeveria po bën sehir.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Kjo do t’i kontribuonte edhe momentumit politik në raport me dialogun që është krijuar dhe zgjidhjes së kësaj nyje. Ngërçi i krijuar është pasojë e zhvillimeve në vend dhe në rajon ku qeveria ngurron të merret me detyrat e veta kushtetuese dhe kjo është e papranueshme pra integriteti territorial i Kosovës është sulmuar nga jashtë dhe nga brenda dhe qeveria bën sehir”, ka theksuar deputetja e VV-së.

Millaku thotë se qeveria e formuar me blerje të votave dhe shantazhe nuk do të jetë kurrë funksionale.

“Dihet se kjo qeveri është formuar me blerje dhe shantazhe të deputetëve dhe nuk do të jetë kurrë funksionale, me paaftësinë që të merren me zhvillim ekonomik dhe zhvillim të shëndetësisë e segmenteve tjera po krijojnë probleme tjera për të humbur vëmendjen e qytetarëve nga kriza ekonomike që e ka kapluar vendin”, ka përfunduar Drita Millaku për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test