Mustafa “godet” ashpër “rrahagjoksit”, bartësit e institucioneve pas ardhjes së Vuçiqit në Kosovë! - Bota Sot
Mustafa “godet” ashpër “rrahagjoksit”, bartësit e institucioneve pas ardhjes së Vuçiqit në Kosovë!

Politika

E premte, 21 shtator 2018

Mustafa “godet” ashpër “rrahagjoksit”, bartësit e institucioneve pas ardhjes së Vuçiqit në Kosovë!

Nga: N.Sh Më: 8 shtator 2018 Në ora: 18:42
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e viziton Kosovën edhe përkundër deklaratave rrahagjokse të bartësve të institucioneve.

Mustafa thotë se, nuk është problemi se një President i i një vendi fqinj po e viziton Kosovës, pasi në një logjikë normale ajo do të ishte e natyrshme, siç do të ishte që Presidenti ynë të vizitojë Serbinë.

“Por është e papranueshme që një president i një vendi fqinj të flet për resurset tona natyrore si të ishin të tijat dhe për tokën tonë si tokë të tij. Sa është e papranueshme që Presidenti ynë në mënyrë jokushtetuese, i kurthuar në grackat serbe dhe të atyre që ishin kundër pavarësisë së Kosovës, të shpreh pretendime territoriale ndaj një vendi fqinj, sepse këtu gjen hapësirë sjellja e papranueshme dhe hegjemoniste e Vuçiqit”, shkruan Mustafa në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i Isa Mustafës:

Edhe përkundër deklaratave rrahagjokse të bartësve të institucioneve të Kosovës, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po e viziton veriun e Kosovës sipas agjendës së tij.

Problemi nuk qëndron në faktin se një President i një vendi fqinj po e viziton vendin tonë, sepse në një logjikë normale ajo të ishte e natyrshme, ashtu siç do të ishte e natyrshme që Presidenti ynë të vizitojë Serbinë.

Por është e papranueshme që një president i një vendi fqinj të flet për resurset tona natyrore si të ishin të tijat dhe për tokën tonë si tokë të tij. Sa është e papranueshme që Presidenti ynë në mënyrë jokushtetuese, i kurthuar në grackat serbe dhe të atyre që ishin kundër pavarësisë së Kosovës, të shpreh pretendime territoriale ndaj një vendi fqinj, sepse këtu gjen hapësirë sjellja e papranueshme dhe hegjemoniste e Vuçiqit.

Kosova ka territorin e saj, mbi të cilin e ka shpallur pavarësinë dhe ky territor nuk është i negocueshëm me askënd për aq sa nuk është e negocueshme pavarësia e Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test