Islami: Vizita e Vuçiq, matje e impulseve të popullit shqiptarë

Politika

Islami: Vizita e Vuçiq, matje e impulseve të popullit shqiptarë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 8 shtator 2018 Në ora: 22:09
Aleksandër Vuçiq

Vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë, e sheh si matje të impulseve të reagimeve të qytetarëve të Kosovës profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami. Ai nuk mendon se mund të ketë implikime të sigurisë së jashtme dhe të brendshme të Kosovës.

“Vizita e presidentit të Serbisë në pjesën ku po flitet se do të mund të ketë ndryshime të kufijve, më tepër paraqet karakter politik dhe matjen e impulseve të reagimeve të qytetarëve të Kosovës dhe matjen e impulseve të arenës ndërkombëtare, sesa që mund të ketë implikime të sigurisë së brendshme të Kosovës dhe asaj të jashtme”, ka thënë Islami për “Bota sot”.

Image
Avni Islami

Sipas tij, kjo vizitë e Vuçiqit ka karakter politik dhe është një maskë për të matur tensionin se deri ku mund të shkojnë shqiptarët për bisedime. Ai tutje për “Bota sot” thotë se çdo prekje e kufijve në Ballkan, do të pasojë me luftë.

“Unë mendoj se këto vizita kanë karakter politik dhe kësisoj, mesazhi i Vuçiqit pak sa i matur me herën e tjerave, qoftë e Vuçiqit, qoftë edhe zyrtarëve të tjerë të lart serb, gjithçka duket se është maskë dhe vetëm po e masin tensionin se deri ku mund të shkojnë shqiptarët për bisedime dhe kundërpërgjigja e Thaçit në raport me Vuçiqin, ku ky thotë se do të hymë në pazare me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, mendoj se Thaçi e di shumë mirë që nuk mund të ketë shkëmbim territoresh dhe nëse në tërë këtë lojë dalin ide serioze për shkëmbim të territoreve, atëherë kemi të bëjmë me rrezikimin e sigurisë, jo vetëm në Kosovë, por Ballkani me që njihet si fuqi baroti, mendoj që do të ketë luftë Ballkanike mes shteteve mes veti. Kjo do të paraqet rrezik jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”, thekson Islami

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat