Pas zhdukjes të dosjes së Aulon Zekës, flet avokati Skënder Musa

Politika

Pas zhdukjes të dosjes së Aulon Zekës, flet avokati Skënder Musa

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 10 shtator 2018 Në ora: 11:41
Aulon Zeka

Lënda e vrasjes së Aulon Zekës duke përfshirë edhe aktakuzën, ditë më parë është raportuar së është zhdukur dhe nuk po gjendet, ndërsa tani më lënda është gjetur në Gjykatën e Apelit.

Shkak zhdukja e papritur e lëndës seanca për rastin e Aulonit u shyte për një datë të pacaktuar.

Dosja e aktakuzës u zhduk kur Gjykata e Apelit vendosi të rikthejë rastin e vrasjes së Zekës edhe një herë në rigjykim, duke përfunduar kështu në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mirëpo jo e gjitha.

Image
Skender Musa

Avokati I familjes Zeka, Skënder Musa në një bisede me gazetën “Bota sot” është shprehur i shqetësuar rreth kësaj çështje dhe efektet negative që do të ketë.

“Ne konsiderojmë se kjo situate e shmangjese së lëndes tashmë e ka dëmtuar procesin gjyqësor ne shkallë të parë për faktin se seanca e caktuar me datën 05.09.2018 u shty si dhe është pamundësuar kryerja e disa veprimeve procedurale. Ne nuk mund të spekulojmë se si është nda një pjese e lendes dhe ka humb pasi që lënda ka shkuar si tersi. Ne si përfaqësues i palës se dëmtuar jemi të shqetësuar rreth kësaj çështje dhe efektet negative që do të këtë në procedurë në shkallë të parë” ka përfunduar avokat Skënder Musa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat